Policia edhe prokuroria vijojnë hetimet në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko, pasi morën në pyetje gjashtë persona të dyshuar që kishin njohuri për ngjarjen. Celularët e të gjashtëve janë sekuestruar dhe tashmë prokuroria mund të ketë në dorë fakte që mund të ccojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në Prokurori nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi deri më tani.
Ndërkohë 2 celularët e Joy mbeten të pahapur, njëri iPhone që nuk është hapur asnjëherë dhe një tjetër që në fillim dyshohet se ka qenë i hapur, por në rrethana të pa qarta i është ndërruar kodi hyrës. Të dy vijojnë të jenë në laborator dhe nuk janë përftuar biseda që mund të ndihmonin të zbardhnin ngjarjen.
Sakaq 6 personat që u shoqëruan pak ditë më parë nga policia e Tiranës si të dyshuar që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko janë lënë të lirë. Mes personave të shoqëruar ishte edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit.
Si ndodhi ngjarja?
E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.
Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
36.8%
Vota total: 125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59