Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon 20 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i ulet 1/3 e dënimit nga gjykimi i shkurtuar! Dalin pamje të reja nga ngjarja tronditëse
Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha
20 vite burg ka kërkuar prokuroria e Tiranës për efektivin e Shqiponjave që vrau Klodian Rashën më 8 dhjetor 2020 në Laprakë.
Gazetari Arsen Rusta thotë se në rast dënimi, Nevaldo Hajdaraj do të përfitojë ulje me 1/3, çka do të thotë se dënimi shkon deri në 13 vite e 4 muaj burg. Kjo pasi, më herët Gjykata i pranoi efektivit 28-vjeçar kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, pas orës policore, teksa Nevaldo Hajdaraj, e qëlloi me armën e shërbimit. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.
Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike që sollën dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Vetë 25-vjecari u shpall dëshmor, ndërsa familjes ui lidh pension i përhershëm. Ndërkohë që pamje të reja janë publikuar nga vrasja tronditëse, që solli reagime të forta.
VIDEO/ Momenti i vrasjes së Klodian Rashës
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Mars, 10:37
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
44.1%
-
E gabuar
52%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 5738
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti Evropian do të krijojë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri
10 Mars, 20:06
-
Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz që mbron Presidentin Trump: Mbështetja juridike për Erion Veliajn, një akt për drejtësinë dhe të vërtetën
10 Mars, 19:50
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë,GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin
10 Mars, 17:57
-
Tiranë/ Goditi me grusht të miturin, nis hetimi për 23-vjeçarin
10 Mars, 17:32
-
Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump viziton Veliajn: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta, në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor (VIDEO)
10 Mars, 17:11
-
Zjarri në Urgjencën e re në QSUT/ Dosja hetimore: Dëmi mbi 30 mln lekë, 2 inxhinierët s'zbatuan detyrat! U shkelën kushtet teknike dhe standardet e sigurisë
10 Mars, 15:46
-
Shkolla 9-vjeçare 'Angela Merkel' në Kamëz gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit, Kamza është befasia e gjithë rilindjes
10 Mars, 15:22
-
Plas sherri mes gjimnazistëve te 'Sami Frashëri', të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit (VIDEO)
10 Mars, 15:04
-
Vrasja e Martin Canit/ Shtyhet seanca paraprake, nëna e viktimës: Të jenë me dyer të hapura! Mungoi shoku i plagosur (VIDEO)
10 Mars, 13:08
-
Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin
9 Mars, 21:52
-
Partizani katër humbje radhazi, Abilaliaj para transfertës korçare: Mungojnë tre penallti për ne, gjykimi jo si duhet
9 Mars, 21:06
-
Çfarë fshihet brenda Kullës së Sahatit në Tiranë? Amarcord në Report Tv
9 Mars, 21:02