"Engjëjt nuk jetojnë në ferr' Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

1695999198_64007473ed091bf90e9403a5d923b214f7ec.jpg

Vrasja e Klodiana Vefës, shqiptares 35 vjeçare ka tronditur tërë komunitetin Italian në Castelfiorentino, në provincën e Firences.

 “Nëse një burrë pret që një grua të jetë një engjëll në jetën e tij, së pari duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”, shkruante nëna e dy fëmijëve pak javë më parë në profilin e saj në Instagram dhe sërish: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni”

Ajo ishte 35 vjeçe dhe mbrëmjen e 28 shtatorit u qëllua për vdekje në rrugë në Castelfiorentino, në provincën e Firences.

Polici tashmë ka shpallur në kërkim ish bashkëshortin e saj, Alfred Vefa, i cili duket se është larguar me një Golf ngjyrë gri.

Në Itali jetonin prej 20 vitesh. Ai ishte murator, ajo punëtore dhe fundjavave kameriere në një piceri. Ishin ndarë prej kohësh ndonëse jo zyrtarisht.

Sipas disa të njohurve, ata ende jetonin nën të njëjtën çati. Mësohet se mes viktimës dhe autorit ka psaur një debat, në rrugën Galvani pak metra larg banesës.

Sipas dëshmitarëve autori do të kishte hyrë me shpejtësi në shtëpi për të marrë një armë dhe pasi ka zbritur në rrugë ka qëlluar armën.

 Burri do të kishte hyrë me shpejtësi në shtëpi për të marrë një armë dhe një herë në rrugë ai do të kishte hapur zjarr ndaj gruas. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar që luante në një ekip lokal basketbolli dhe një vajzë 14-vjeçare. Ishte vajza më e vogël që ka parë për herë të parë nënën e saj të vdekur në rrugë dhe thirri të vëllanë që ishte në shtëpi. "Eja, nëna ka vdekur."


Lajmi kryesor:

'Vrapo! Mami ka vdekur!' Fëmijët gjetën të vrarë Klodianën në mes të rrugës! Detaje nga vrasja e shqiptares në Itali, në kërkim ish-bashkëshorti! Flet mikja: Ishte i dhunshëm, të gjithë e dinin


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë