'Vrapo! Mami ka vdekur!' Fëmijët gjetën të vrarë Klodianën në mes të rrugës! Detaje nga vrasja e shqiptares në Itali, në kërkim ish-bashkëshorti! Flet mikja: Ishte i dhunshëm, të gjithë e dinin

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më.

Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.

“Ishte një vajzë shumë punëtore. Kishte disa vjet që ishte ndarë nga bashkëshorti, një person i dhunshëm. E dinim të gjithë. pati kurajo ta linte” tregon mikja e shqiptares Klodiana Vefës, 35 vjeçares e cila kishte kohë që jetonte në Castelfiorentino, provincë e Firenzes.

“Ai ushtronte një dhunë të fortë psikologjike, ajo ishte gjithmonë solare dhe e buzëqeshur por kur ishte me të ndryshonte totalisht. Ai burrë të frikësonte. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar. Rezistoi gjatë”, thotë mikja.

“Nuk e di pse e pranoi atë takimin e fundit. Nuk duhet ta bëni kurrë këtë...”, nënvizon ajo.“Burri kishte nisur një jetë të re për vete, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim.”

Më pas mendimet kthehen tek fëmijët e çiftit: “Ata fëmijë mbetën vetëm... Si do ti mbijetojnë kësaj traumë?”.

Klodiana Vefa ishte nënë e 2 fëmijëve, 14 dhe 17 vjeç. Vrasja u shënua pak metra larg shtëpisë ku banonte prej 20 vitesh me familjen e saj. Tashmë kanë nisur kërkimet për arrestimin e ish bashkëshortit, një murator që rezulton i zhdukur. Kërkimet shtrihen intensivisht në të gjithë zonën. Dyshohet se autori pasi kreu krimin, u largua me një golf gri të hapur duke marrë dhe amën me vete. Në vendngjarje u gjetën 2 plumba shkruan La Repubblica.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
FOTO/ Vrau bashkëshorten në mes të rrugës në Itali, kush është 44-vjeçari shqiptar! Policia italiane në kërkim të gjurmëve të tij

1696006426_6516e43dda50a.rd.6372039911.jpeg

ITALI- Personi që shihni në foto është 44-vjeçari Alfred Vefa i dyshuar si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, Klodiana Vefës në Itali.

44-vjeçari është me profesion murator, çdo mëngjes ai shkonte për të pirë kafe në një lokal pesëqind metra larg shtëpisë që ndante me ish-bashkëshorten. Profili i tij në Facebook është praktikisht i paarritshëm, por jo gjithmonë ka qenë kështu: për shembull, ka foto me ish-partneren e tij të publikuara në vitin 2017, të cilat më pas u bënë private. Në atë foto kanë dalë familjarisht.

Alfredi dhe Klaudia nuk jetonin së bashku, por nuk ishin divorcuar ligjërisht. Ai jetonte në Castelfirentino prej vitesh, shumë pranë banesës së gruas së tij që jetonte me fëmijët.

Edhe vëllai i tij Artani jeton në një  fshat dhe nuk dëshiron të flasë për të dhe nuk di asgjë për të. Në fakt, burri i thotë italianes ‘Corriere’ se nuk ka pasur kontakt me të dhe familjen e tij prej gati dy vitesh.

 "Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me të dhe familjen e tij për dy vjet."- tha ai.

Miqtë e tij janë të paktë. Janë ata që po përpiqen të gjurmojë policia për të kuptuar nëse mund të ketë ndonjë të dhënë se ku ndodhet ai tani. Ndaj tij ka precedentë të vegjël policorë : në vitin 2001 ai u denoncua për mosrespektim të lejes së qëndrimit dhe në 2014 një telash i vogël për një gjoja falsifikim në një marrëveshje private.

Formalisht burri jetonte në shtëpi së bashku me ish-gruan dhe fëmijët e tij. Përveç rasteve kur kishte momente tensioni: në ato raste, ai merrte makinën dhe largohej. Por se ku, askush nuk e di ende.

Një mik i viktimës e cilësoi atë si person të dhunshëm: në arkivat e policisë nuk ka asnjë provë për ndërhyrje në shtëpinë ku jetonin të dy. Dhe nuk ka asnjë ankesë nga gruaja .

Megjithatë, ka nga ata që e cilësojnë si një person të qetë. 

Ora 18:47
'Një si ty e dashuron përjetë', mesazhet mes Alfred Vefës dhe bashkëshortes që vrau

1696005834_alfredvefa.jpg

Klodiana Vefa u vra me tre plumba nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e së enjtes në Itali. Alfred Vefa ishte larguar prej kohësh nga banesa pasi kanë pasur debate të vazhdueshme, por nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte dy fëmijë, 1 vajzë dhe 1 djalë, 14 dhe 17 vjeç, ndërsa shkak për tragjedinë dyshohet të ketë qenë xhelozia e Alfredit.

Klodiana kishte një faqe në Instagram në të cilën postonte vazhdimisht. Nëse lundron në vitet e shkuara gjenden dhe kujtime me Alfredin i cili kishte një tatuazh dedikuar gruas së tij “në zemrën time je vetëm ti amore”.

Ndërkohë dhe 35-vjeçarja nuk i kishte fshirë fotot me partnerin, pavarësisht situatës kohët e fundit.

Ka dhe komente që janë ende në Instagram-in e viktimës.

“Kush të do nuk dorëzohet kurrë për të të pasur,” – shkruante Klodiana.

“Një si ty nuk mund të mos e dashurosh përjetë,” – komentonte Alfredi.

Ky i fundit komentonte rregullisht në fotot e gruas, ndërsa së fundmi këto komente mungonin. Fatkeqësisht gjithçka u mbyll me vrasjen e Klodianës, ndërsa Alfredi është në arrati bashkë me armën e krimit.

Ora 16:52
"Engjëjt nuk jetojnë në ferr' Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

1695999198_64007473ed091bf90e9403a5d923b214f7ec.jpg

Vrasja e Klodiana Vefës, shqiptares 35 vjeçare ka tronditur tërë komunitetin Italian në Castelfiorentino, në provincën e Firences.

 “Nëse një burrë pret që një grua të jetë një engjëll në jetën e tij, së pari duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”, shkruante nëna e dy fëmijëve pak javë më parë në profilin e saj në Instagram dhe sërish: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni”

Ajo ishte 35 vjeçe dhe mbrëmjen e 28 shtatorit u qëllua për vdekje në rrugë në Castelfiorentino, në provincën e Firences.

Polici tashmë ka shpallur në kërkim ish bashkëshortin e saj, Alfred Vefa, i cili duket se është larguar me një Golf ngjyrë gri.

Në Itali jetonin prej 20 vitesh. Ai ishte murator, ajo punëtore dhe fundjavave kameriere në një piceri. Ishin ndarë prej kohësh ndonëse jo zyrtarisht.

Sipas disa të njohurve, ata ende jetonin nën të njëjtën çati. Mësohet se mes viktimës dhe autorit ka psaur një debat, në rrugën Galvani pak metra larg banesës.

Sipas dëshmitarëve autori do të kishte hyrë me shpejtësi në shtëpi për të marrë një armë dhe pasi ka zbritur në rrugë ka qëlluar armën.

 Burri do të kishte hyrë me shpejtësi në shtëpi për të marrë një armë dhe një herë në rrugë ai do të kishte hapur zjarr ndaj gruas. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar që luante në një ekip lokal basketbolli dhe një vajzë 14-vjeçare. Ishte vajza më e vogël që ka parë për herë të parë nënën e saj të vdekur në rrugë dhe thirri të vëllanë që ishte në shtëpi. "Eja, nëna ka vdekur."

Ora 12:55
'Vrapo, mami ka vdekur' fëmijët gjetën të vrarë Klodiana Vefan në mes të rrugës! Detaje nga krimi i rëndë në Itali

1695984240_finalprojekt.00020711.Still079.jpg

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më.

Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës. Policia dyshon se agresori ka qenë ish-bashkëshorti i saj. 

Vrasja u shënua pak metra larg shtëpisë ku banonte prej 20 vitesh me familjen e saj. Tashmë kanë nisur kërkimet për arrestimin e ish bashkëshortit, një murator që rezulton i zhdukur. Kërkimet shtrihen intensivisht në të gjithë zonën. Dyshohet se autori pasi kreu krimin, u largua me një golf gri të hapur duke marrë dhe amën me vete. Në vendngjarje u gjetën 2 plumba.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/09/2023 17:06

    Eeee la femijet jetime. Mjer ke ze halli. Sduhet te nxjeresh fantazin ne istagram po ne familje me burrin dhe me vuajtjet qe sjell jeta. Rasti rastit nuk i ngjan po vrasja ska me kush e ka fajin. Faji ne te gjitha rastet esh i burrit se do gruan te shikoi jeten e ti. Kjo esh karakter dhe forc,po dike e mund kjo gje dhe harin ne keto gjera. Ngushellime familjes e mjere femijet qe ngelen pa nene e pa babe. Zoti na rruajt

    Përgjigju
  • aldi: 29/09/2023 14:34

    Askush nuk ia di emrin ish burrit te saj? Asnje foto te tijen? Asnje emer per kafshen e meriton lakun ne fyt? Edhe ne gazetat italiane, asnje lajm. Shpresojme t'ia ktheje gryken e pistoletes kokes se tij. Keqardhje per femijet qe do jene jetime pergjithmone. Kafsheria e disa meshkujve shqiptare ne Itali, po ia kalon edhe afrikaneve.

    Përgjigju
    • @Ishalla se provon: 29/09/2023 23:30

      Hall i madh me u q edhe dashura e jo me gruaja.

    • Ishalla se provon: 29/09/2023 19:46

      Se te jesh ne pun e te perkushtohesh familjes e ajo sa me nji sa me nji tjeter nuk esht e leht . Ti thu nuk do te rrij me me ty ??? Shum e drejt po te thoj para se me shku sa me nji sa me nji . Hall i madh asht me tu q gruaja zot mos na provo , se kollaj me fol ketu

    • Rrit ka... Ti.: 29/09/2023 18:11

      Po mir mor i mençur sipas teje me qen se burri punoka tër ditën i ripka në punë. Ndërsa gruaja shkoja sa me njërin me tjetrin! Kjo i jep të drejtë burrit t'a ketë pronën e vet gruan? O pallosh un qe po te shkruaj jam burr. E para un punoj për veten time, nëse kam familje për familjen time. Dhe nëse gruaja ime zbuloj që gruaja ime shkon sa me njërin apo tjetrin. Apo i teket nesër që thjesht nuk don te rrij me me muve.Legjislacioni ka nxjerrë diçka të bukur që quhet zgjidhje martesore. Ajo vazhdon jetën w vetë. Un vazhdoi jetën time duke punuar e duke i rrjepur për veten time dhe nëse kam për fëmijët e mi. Pa sherr e pa dhunë. Hapeni pak mëndjen se nuk ja vlen me i kalbur në dhe apo në burg për të tilla gjëra.

    • O rrot k..: 29/09/2023 14:57

      Nuk flitet pa e dit si esht puna . Ka burra qe rropaten te shkretet punojn per te siguru jetes me te mir familjes e gruaja mban nga dy dashnor . Duhet nganjeher me e vu veten ne pozit te atij qe ban krimin , sesht e leht ti puno gjith diten e gruaja sa me nji sa me nji . ( nuk e kam per rastin ne fjal se nuk e di po kshu po ndodh ne shipri e kudo)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë