Vrasja e Klodjan Rashës/ E afërmja: Ne nuk e njohim policin, drejtësinë e presim nga shteti

E afërmja e 25-vjeçarin Klodjan Rasha ka thënë se presin drejtësi nga shteti.

"E kam djalë kunati, ka dalë të pijë kafe kur është kthyer, ky i ka parë policët dhe i kanë thënë 'ndalo' për maskë. Ka qenë rreth orës 1 të natës, se nuk e dimë të vërtetën ne tani, dhe i kanë gjuajtur pas shpine. Nuk dimë gjë tjetër. Ne nuk e njohim policin, ia kemi lënë drejtësinë shtetit. Babi i vet ka thënë drejtësinë ia lëmë shtetit, shtet ku polici të vrasë djalin e ri 25-vjeç vetëm atë këtu kam parë. Presim drejtësi nga shteti. Ka qenë alamet djali, nuk merrej me asgjë, në shtëpi e ka mbajtur babi i vet. Babi i vet është çakorduar, robin ndaloje ose gjuaje te këmba ose hidhe në ajër. Asnjëherë në botë nuk ka pasur armë. Ka qenë djalë i sjellshëm, ta vrasësh tjetrin", tha e afërmja.


Lajmi kryesor:

U vra nga efektivi/ Përcillet mes dhimbjesh në banesën e fundit Klodjan Rasha! Lleshaj: Të zbardhet sa më parë e vërteta! Policia e Shtetit: Jemi të gjithë të prekur, po analizojmë ngjarjen


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës