Policia e Shtetit ka vënë në pranga tre autorët e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.
Në pranga kanë rënë, 19-vjeçari, Arif Bejtja që dje mbeti i plagosur gjatë sherrit me armë, Namik Bejtja 30-vjeç dhe Jaçe Bejtja 22-vjeç. Të tre këta persona kanë patur lidhje gjaku me Argjil Gjokën i cili mbeti i vrarë me një plumb në gjoks.
Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 32 vjeçar tjetër, M.P (B) banues në Vlorë. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës.

Autorët e dyshuar të vrasjes
Sipas policisë personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Fatmir Osmenaj 70 vjeç dhe Astrit Osmenaj 65-vjeç. Dyshohet se sherri ka ardhur me motiv pronësie për një kanal që po hapej nga një fadromë.
Në momentin e konfliktit ka ndërhyrë për të shuar konfliktin Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, por kjo tentativë ka qenë fatale për të pasi u plagos në gjoks dhe më pas humbi jetën në spitalin e Vlorës. Ndërkohë të arrestuarit do të përballen me akuzat e vrasjes dhe armë mbajtjes pa leje.

Viktima Argjil Gjoka
Kujtojmë se në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë.
Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Plazh në shkurt! Qytetarët vlonjatë shfrytëzojnë motin e mirë për t’u larë në det
23 Shkurt, 12:44
-
Kosovë/ Po planifikonin vrasjen e dy personave, arrestohen 5 të dyshuar në Pejë! Zbulohet dhe arsenal armatimi
22 Shkurt, 22:48
-
Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar! Gra e burra nga Filipinet e India të punësuar në Qendrën e Peshkimit në Orikum
22 Shkurt, 16:02
-
Dhunohet kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës, rëndë në spital! Në pranga një prej autorëve, në kërkim nipi! Shkak sherri për ndërtimin e një linje elektrike! Rrëfimi me VIDEO
22 Shkurt, 13:17
-
U kap me armë pa leje dhe tentoi të qëllonte ndaj efektivëve, Gjykata e Vlorës lë në burg të riun që u shpëtoi dy atentateve
22 Shkurt, 11:37
-
KKTU miraton disa leje për kulla, hotele, rrugë dhe planin për 'Durana Tech Park' (LISTA)
21 Shkurt, 20:09
-
Sri Lanka/ Ekzekutohet brenda në gjykatë kreu i bandës famëkeqe kriminale, autori u maskua si avokat (VIDEO)
21 Shkurt, 11:07
-
Dosja 'Toyota Yaris', GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
20 Shkurt, 11:44
-
Banesa e marrë me qira u kthye në shtëpi bari, detajet e operacionit në Vlorë! Hetohen në gjendje të lirë dy elektricistë e një faturist
20 Shkurt, 10:05
-
Thesari i Shqipërisë, ish- 'Koreja e Veriut e Evropës' po tërheq turistë dhe investitorë, në krye të të cilëve është familja Trump! Kritikat që kryeministri Rama merr për këtë janë të pakuptueshme
20 Shkurt, 09:31
-
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin/ Më 26 shkurt nis gjyqi ndaj portugezit Saraiva
20 Shkurt, 09:16
-
‘Jemi petalet e partisë’, PD hakmerret ndaj të riut që lavdëroi PS! Gjikuria e padit në SPAK: Si votoi në Himarë, kur jeton në Lushnjë?
19 Shkurt, 22:02