TIRANE - “Policët më provokuan, kishin konsumuar alkool. Asnjëri prej tyre nuk ishte veshur me uniformë, por civilë”.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, në të cilën mungonte Gosturani, Xhakja ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Xhakja akuzohet për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt. Ai kërkoi të ballafaqohej me Fatmir Hoxhën dhe Kastriot Gosturanin, 2 policët të cilët shoqëronin Kryekomisarin e Shijakut ditën kur u vra.
Ai është shprehur se ka shtënë me një pistoletë që posedonte, porse nuk mbante mend sesa plumba kishte shtënë. Sipas Xhakes, njëri nga policët ka qenë i dehur, ndërsa dy të tjerët mund të ishin të dehur pasi ashtu dukeshin.
"Më kanë ofenduar me fjalë të pista. Ishin civilë të gjithe, asnjëri me uniformë. Pasi është bëre rrëmuja, jam larguar dhe jam fshehur ku kam mundur", ka dëshmuar Xhakja. Ai tha se më pas i është drejtuar policisë, duke i dorëzuar armën dhe më pas nuk mbante mend.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com