53 vjeçari Petrit Kurti u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në dyqanin e tij ku ishte e pranishme dhe bashkëshortja. Fotot u publikuan dje ekzskluzivisht nga gazeta Shqiptarja.com ndërsa sot policia i shpërndau zyrtarisht duke përsëritur apelin ndaj qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e autorit. Në këmbim të informatorit janë vënë në dispozicion 10 mijë euro dhe policia garanton se në çdo rast do të ruhet anonimati. Ajo vë në dispozicion numrat e telefononit 069 41 00 353 & 069 41 04 111
FOTOT U PUBLIKUAN MBREME (24 gusht) NGA SHQIPTARJA.COM
Shqiptarja.com ka zbuluar pamjen e vrasësit që mbrëmjen e së enjtes i mori jetën Petrit Kurtit në një minimarket të Yzberishtit në Tiranë. Në fotot ekskluzive të siguruara nga redaksia jonë duket qartë momenti kur vrasësi i dyshuar i 52-vjeçarit, i cili që nga mbrëmja e djeshme kërkohet nga forcat e rendit në kryeqytet, hyn në dyqanin e viktimës, ku ai ndodhet pas banakut, së bashku me gruan e tij. Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Shqiptarja.com, të cilat janë marrë nga telekamera e sigurisë që ndodheshin në dyqan, duket qartë se viktima në një moment ka dalë nga banaku. Fotot e tregojnë atë ndërsa tenton t’i heqë armën nga dora vrasësit, ndërkohë që e shoqja është strukur nën banak.
Ndonëse identiteti i vrasësit ende nuk dihet, tashmë të gjithë mund të shikojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në dyqanin e Yzberishtit, që nga momenti kur vrasësi, i veshur me një T-Shirt dhe kapelë të kuqe hyn në dyqan, e deri te konfrontimi me viktimën që rezultoi fatal.
VRASJA MBREMJEN E 23 GUSHTIT
Detajet e zbuluara dje nga grupi hetimor bëjnë të ditur se rreth orës 22:15 minuta të së enjtes (23 gusht) Petrit Kurti ka zhvilluar një debat me autorin e krimit në ambientet e minimarketit në prani të bashkëshortes. Më pas autori ka qëlluar në drejtim të 52-vjeçarit në sy së shoqes së viktimës dhe më pas është larguar për në drejtim të paditur. Për kapjen e tij policia ka vënë në dispozicion edhe një shumë prej 10 mijë eurosh shpërblim për këdo jep informacion.
VDEKJA NË SPITAL
Kurti, humbi jetën 15 minuta pasi u dërgua në Spitalin Ushtarak. Ka qenë bashkëshortja e cila e tmerruar ka njoftuar të afërmit dhe më pas policinë.
Ka qenë e pamundur për mjekët t'i shpëtojnë jetën Petrit Kurtit pasi plagët i kishte marrë në kokë. Mjekët deklaruan se viktima ishte qëlluar me 2 plumba nga një armë e tipit pistoletë.
NË KËRKIM TË AUTORIT
Sipas policisë autori i krimit dyshohet se është një i ri i moshës 25 - 30 vjeç dhe ka dyshime se mund ta ketë njohur më parë viktimën. Forcat e policisë në vijim të hetimeve sekuestruan kamerat e sigurisë së minimarketit, nga ku dhe u nxorrën dhe pamjet e autorit të dyshuar. Dëshmia e bashkëshortes pritet të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar 20 të dyshuar. Pistat e hetimit janë dy: ajo e një konflikti për shkak të pronësisë por dhe e një grabitjeje të mundshme, apo një konflikt i çastit. Një grup i posaçëm hetimor po merret me zbardhjen e vrasjes
(Lajmi fillimisht u publikua në orën 23:00 të 23 gusht dhe u përditësua për herë të fundit në orën 23:36 të datës 24 gusht. Përditësimi i fundit, 25 gusht ora 14:48)
(im/b.m/su.ge/shqiptarja.com)