TIRANË - 21 ditë pas shpalljes së pafajësisë për Arben Frrokun, Gjykatën e Apelit ka hedhur edhe shortin për përcaktimin e trupës gjyqësore pas kërkesës së Prokurorisë për rigjykim të çështjes.
Bëhet e ditur se trupa gjyqësore në Apel, anëtarë Dhimitër Lara, Albana Boksi, Nure Preni, Amarildo Laco dhe kryesuese do të jetë Nertina Kosova.
Pas 48 seancash gjyqësore, Arben Frroku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes së Dritan Lamajt në 2013 në Tiranë.
Prokuroria kërkon rrëzimin e vendimi nga Gjykata e Shkallës së parë për pafajësinë e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Lamajt, Arben Frrokut.
Për Gjykatën e Shkallës së Parë, Prokuroria nuk solli prova bindëse e për këtë arsye, dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka dhe e bashkëshortes së tij Liza Ndoka u konsideruan të pavlefshme pasi ata nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes siç pretendonte prokuroria por kanë mbërritur aty 4 min pas vrasjes së Lamajt kur u largua automjeti BMW dhe trupi i Lamajt u dërgua në spital.
Një tjetër provë e prokurorisë e rrëzuar ishte dhe ajo e gjetjes së elementëve të qitjes në pallatin e Arben Frrokut. Gjykata e rrëzoi këtë provë të prokurorisë pasi sipas ekspertit, nuk mund të provohet 100% se nitratet e gjetura janë si rezultat i qitjes pasi provat nga pallto janë marrë në mënyrën e gabuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja e Lamajt, Gjykata shpall të pafajshëm Arben Frrokun