TIRANË - Rreth 20 ditë pas shpalljes së pafajësisë për Arben Frrokun, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka depozituar në Gjykatën e Apelit dosjen e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj.
Prokuroria kërkon rrëzimin e vendimi nga Gjykata e Shkallës së parë për pafajësinë e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Lamajt, Arben Frrokut.
Nga të njëjtat burime mësohet se nesër do të hidhet edhe shorti për përcaktimin e trupës gjykuese dhe për datën se kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në Apel.
Pas 48 seancash gjyqësore, Arben Frroku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes së Dritan Lamajt në 2013 në Tiranë.
Për Gjykatën e Shkallës së Parë, Prokuroria nuk solli prova bindëse e për këtë arsye, dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka dhe e bashkëshortes së tij Liza Ndoka u konsideruan të pavlefshme pasi ata nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes siç pretendonte prokuroria por kanë mbërritur aty 4 min pas vrasjes së Lamajt kur u largua automjeti BMW dhe trupi i Lamajt u dërgua në spital.
Një tjetër provë e prokurorisë e rrëzuar ishte dhe ajo e gjetjes së elementëve të qitjes në pallatin e Arben Frrokut. Gjykata e rrëzoi këtë provë të prokurorisë pasi sipas ekspertit, nuk mund të provohet 100% se nitratet e gjetura janë si rezultat i qitjes pasi provat nga pallto janë marrë në mënyrën e gabuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
9.7%
-
Jo
89.7%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16694
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35