TIRANE- Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen e Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Dosja e biznesmenit Frroku përbëhet nga 12 fashikuj voluminoze, ndërsa është i akuzuari i vetëm për vrasjen e Dritan Lamajt.
Arben Frroku akuzohet për vrasje për shkak të cilësive të veçanta, ndërsa vetë Frroku gjatë hetimeve nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurorët.
Komisar Dritan Lamaj u vra me datë 24 shkurt të 2013, pranë pallatit që banonte, periudhë në të cilën Frroku pretendon se ka qenë në Elbasan.
Pas ekstradimit nga Greqia, para pak kohësh, Frroku u dërgua në paraburgim te 302 në pritje të gjykimit.
Në vrasjen e Lamajt është përdorur një automatik kallashnikov, ndërsa Prokuroria ka theksuar së Dritan Lamaj dhe Arben Frroku, vëllai i deputetit të PKDSH Mark Frroku, kanë patur probleme të vazhdueshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com