Vrasja e Lamajt, telefonata me
Greqinë tradhëtoi biznesmenin

Vrasja e Lamajt, telefonata me <br />Greqinë tradhëtoi biznesmenin
TIRANE- Një telefonatë nga Selaniku ka tradhtuar Arben Frrokun, (Foto)  44 vjeç dhe Jak Jaku, 31 vjeç të arrestuar për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit

Nga burime të sigurta policore të cituara nga Shqiptarja.com (print) mësohet se në bazë të të dhënave të marra nga sistemi TIMS, ata kanë kaluar kufirin në orën 21:24 të ditës së dielë. Burimet thonë, se Frroku është “tradhtuar” nga telefoni celular, ku gjatë një telefonate pas ngjarjes, ai ka telefonuar një të njohurin e tij në Greqi, ku e vinte në dijeni se po nisej për andej. Zyrtarisht policia tha se, u arrit në konkluzionin se vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj ishte kryer nga autorët e dyshuar për shkak të detyrës si punonjës policie. Po sipas deklaratës publike të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së djeshme u ushtrua kontroll në banesat e autorëve të dyshuar, ku në banesën e Jakë Jakut dhe Ndue Jakut u gjetën: një snajper, dy armë zjarri kallashnikov, një pistoletë tip “Bereta”, 2 armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh të llojeve të ndryshme. Gjithashtu në të njëjtën banesë agjentët policorë gjetën dhe sekuestruan 529 gram heroinë, 396 gram kokainë dhe 35 gram marijuanë. Pas kontrollit policia arrestoi 21-vjeçarin Ndue Jaku.

KONFLIKTET MES DY ISH-MIQVE, NGA SHERRET TE DHUNA FIZIKE


Më 25 shtator të vitit 2012, biznesmeni Arben Frroku denoncoi zyrtarisht përplasjen me shefin e Komisariatit Nr.6 të asaj kohe, Dritan Lamajt. Pronari i disa prek lokaleve me logon “Xhoi Loto”, “Inkas Kafe” si dhe aksioneri i klubit sportiv “Tërbuni”, denoncoi në “Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet”, se Lamaj i kishte bërë shantazh në 14 mars të po atij viti. Dikur miq të pandarë, Lamaj dhe Frroku ishin kthyer në armiq të përbetuar përgjatë dy viteve të fundit. Në pretendimet e Frrokut gjatë muajit shtator, u tha se gjithçka e kishte zanafillën më 14.03.2012. Ai tha, se po shkonte familjen rreth orës 12:00 të asaj dite në biznesin e tij në Kombinat, në portën hyrëse të të cilit kishte parë një makinë policie, e cila i kishte bllokuar hyrjen. Frroku pretendonte, se punonjësit policorë i kishin thënë që t’i ndiqte për në ambientet e Komisariatit Nr.6, ku atë ditë kishte qëndruar 5-6 orë. Po sipas tij, policët e të njëjtit komisariat i kishin bllokuar gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë edhe një çifte, të cilën sipas Frrokut, ky i fundit e mbante me leje. Më pas, po sipas versionit të Arben Frrokut, për 3 muaj me radhë pas shoqërimit të tij në Komisariatin Nr.6, furgoni dhe postoblloku i policisë njëkohësisht dhe patrulla ishin vendosur para hyrjes së biznesit të tij. Vetë biznesmeni nga Puka pati pranuar, se kishte bërë kallëzim ndaj shefit të Komisariatit, Dritan Lamajt, pasi ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për të cilën dhe u shtrua në spital. Përgjatë vitit të kaluar, një tjetër biznesmen u përfshi në konflikt me Dritan Lamajn. Në 28 shtator 2012 në prokurorinë e Tiranës, biznesmeni Arben Frroku, si dhe tre qytetarë të tjerë, paditën Dritan Lamajn për dhunë dhe veprime arbitrare.

BMW e VJEDHUR NE DURRES U GJET NE DOMJE

Përgjatë së premtes së kaluar, Fatmir Lila nga Durrësi, kishte denoncuar në Komisariatin e këtij qyteti vjedhjen e automjetit të tij “BMW” ngjyrë gri me targa të Durrësit, DR 1944 F. Nga përshkrimet e bëra të dëshmitarëve okularë që panë ekzekutimin e Lamajt, të dhënat përputheshin me makinën me të cilën kishin lëvizur autorët gjatë kryerjes së krimi. Një ditë pas ngjarjes, në fshatin Domje të Tiranës, policia gjeti të braktisur dhe pa targa, automjetin tip “BMË”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi