Vrasja e liderit të serbëve në Kosovë,
reagon Basha: Atentat ndaj dialogut 

Vrasja e liderit të serbëve në Kosovë,<br />reagon Basha: Atentat ndaj dialogut <br>
Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë sot në mëngjes. Për Bashën, me vrasjen synohet një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë. Lideri i PD, kërkon që ngjarja të trajtohet me maturi dhe largpamësi.  

“Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve” shprehet Basha.

Lideri i iniciativës qytetare 'Liri, Demokraci, Drejtësi', Oliver Ivanoviç, është ekzekutuar me armë zjarri në Kosovë, teksa është qëlluar me katër plumba në gjoks. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar