Vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë, drejtori i policisë jep detaje: Mund të ketë edhe arrestime të tjera

Vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë, drejtori i policisë jep detaje: Mund të ketë edhe arrestime të tjera

Liridona dhe burri i saj, Naim Murseli

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit. Në një dalje televizive, Hoxha tha se për ngjarjen e rëndë, mund të ketë edhe arrestime të tjera.

Ai shtoi se po hetohen disa pista por ende nuk mund të bëhen publike derisa të ketë një përfundim të qartë mbi motivin e vrasjes.

“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasjeje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëj publike asgjë, derisa të kemi të kemi të qartë motivin”, ka thënë Hoxha në T7.

Më tej kreu i policisë së Kosovës tha se institucioni që ai drejton është tejet profesional dhe se nuk mjaftohet vetëm me dyshime dhe indicie.

“Policia e Kosovës ka nivel të lartë profesional. Edhe policët hetues punojnë në kohë të gjatë dhe kanë përvojë në hetim. Që në momentet e para, kemi pasur indicie që diçka nuk është në rregull. Nuk mjaftohemi me indicie, na është dashur të sigurojmë prova për të arrestuar dikë. Rasti u raportua që ka qenë grabitje. Sqarimet që janë dhënë nga vetë Naim Murseli dhe nga personat e tjerë s’kanë qenë bindëse për ne dhe kemi nxjerrë të gjitha faktet dhe dëshmitë. Është ekzaminuar gjithë procesi, kamerat që kanë shtëpitë në atë vendndodhje, ku është kryer vrasja”, ka thënë Hoxha.

Në fund ai nënvizoi se nuk është parë momenti i vrasjes pasi në atë zonë nuk ka patur kamera.

Për vrasjen e Liridona Ademajt, është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli i cili dyshohet se organizoi gjithë krimin, duke i ofruar shumën prej 30 mijë eurosh Granit Plavës që akuzohet si personi që ekzekutoi të renë.  Ndërsa në burg janë edhe 2 persona të tjerë të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë. Ditën e djeshme gjykata zgjati afatin e paraburgimit me 2 muaj për personat e arrestuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 30/12/2023 21:57

    Vrasësi Murseli fsheh motivin e veprës kriminale mbasi i rrezikohet jeta seriozisht ngandonje lidhje e tij e fuqishme ne sferen e larte te politikes@bisnesit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?