TIRANË - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook në lidhje me vrasjen e Gazmir Marku.

“Drejtësia u bë. Me forcën e ligjit. Agron, shërim të shpejtë. Rri i qetë miku im, shokët e tu vunë drejtësinë në vend. Me forcën e ligjit. Drejtësinë që do vije ti mes plumbave që të kursyen jetën”, shkruan ministri i Brendshëm, në një shënim të tij në Facebook.

“Bravo çuna. 48 orë sakrifica që përfunduan me drejtësinë e ligjit. Komplimente punonjësve të Policisë së Durrësit, FNSH dhe Repartit Renea për aksionin. Kjo është Skuadra e Policisë së Shtetit.

Gëzuar Vitin e ri të gjithëve”, përfundon shënimi në Facebook, i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)