14-vjeçari që u plagos gjatë sherrit të nxënësve të shkollës ‘Fan Noli’, ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur për kurim në Bari të Italisë.

Mjekët e spitalit të traumës thanë se i mituri ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte marrë të gjitha shërbimet, por familjarët e tij kërkuan ndihmë financiare në GoFoundMe për ta kuruar jashtë vendi për 4 goditjet 4 herë me thikë.

Sipas tyre, 14-vjeçari kishte nevojë për trajtime të tjera fizioterapie dhe me psikologë duke arritur të sigurojnë rreth 80 mijë euro. 

Ngajrja e rëndë ndodhi më 18 nëntor, ku 14-vjeçari ku gjatë një sherri me thika mes adolëshentëve, humbi jetën 14 vjeçari, Martin Cani. Ndërsa u plagos shoku i tij Luisi. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për autorin 14 vjeçar dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.