Vrasja e Martinit, shoku i plagosur në spital kërkon 80 mijë € për t'u shëruar: Prindërit e mi janë të varfër! Trauma: Është mirë, s’ka nevojë për shërbime

TIRANË - 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital dhe ka kërkuar ndihmë financiare për shpenzimet.

Përmes një Gofoundme në emër të tij, është shpërndarë edhe mesazhi i tij, ku shprehet se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

14-vjeçari tregon se është goditur nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Deri tani janë mbledhur 76 mijë euro, ndërsa objektivi është 80 mijë euro. 

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin.  Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“, thuhet në mesazh.

Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar Spitali i Traumës e cila shprehet se për 14 vjeçarin nuk ka nevojë për shërbime të ofruara jashtë mundësive që ofron vetë Trauma. Sipas tyre, ndaj 14-vjeçarit është ofruar si shërbimi mjekësor dhe ai psikologjik. Gjendja e tij në këto momente është e mirë. 

'Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Shoku i Martinit kërkoi 80 mijë euro për trajtim mjekësor, reagon Trauma: Gjendja shëndetësore e mirë! S’ka asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga ne

1705519499_IMG04261.jpeg

Spitali i Traumës ka reaguar lidhur me aludimet se ka pasur mungesë shërbimi ndaj 14 vjeçarit të plagosur tek shkolla 'Fan Noli', shoku i Martin Canit, i cili mbeti i vrarë nga goditjet me thikë. Spitali i Traumës thotë se adoleshenti ka marrë mbështetje psikologjike nga psikologët përveç kujdesit mjekësor.

Fillimisht 14 vjeçari ka filluar trajtimin fizioterapik, ndërsa tani gjendja është e mirë. I ati i të plagosurit hapi një llogari në GoFound Me ku kërkonte 80 mijë euro për trajtimin e djalit të tij. Por Spitali thotë se gjithçka ka shkuar mirë për adoleshentin.

'Informacion për interesin publik, nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit 14 vjeçar i plagosur pranë Shkollës "Fan Noli":

Në lidhje me rastin e pacientit 14- vjeçar i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, dëshirojmë të bëjmë me dije se ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës i ka dhënë pacientit shërbimin mjekësor të nevojshëm dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.'

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 28/11/2024 18:15

    Synimi qènkèsh tè arrihen 80 mijè euro.!!! Krimit makabèr, i pasojnè poshtèrsira dhe ndyrèsia e karakterit tè dobèt prej mashtruesish ordinerè. Policia, duhet ti ndalè kèta "viktima" qè kèrkojnè tè zhvasin qytetarèt nèpèrmjet thurje legjendash. Kjo èshtè mashtrim i pastèr dhe si i tillè duhet trajtuar.

    Përgjigju
    • @Vlora: 28/11/2024 20:47

      Horrin, gjeje tek jot èmè, mbase ka edhe ndonjè tjetèr pèrveç teje. Tek rasti nè fjalè. Njè 14 vjeçar qè èshtè pkagosur rèndè dhe gjèndet nè regjim shtrati, 3 ditè pas atij krimi makabèr, flet pèr 80 mijè euro qè u dashkan mbledhur. Tani vazhdo lehjen @Vlora.

    • Vlora: 28/11/2024 19:09

      O llum populli, cfare gjuhe eshte kjo?? Paguheni apo jeni kaq llum? Spitali thote qe ka kryer super pune qe nuk sherbeu Martinin ne kohe, shkolla nuk shprehet se me siguri edhe ajo e ka bere punen e vete shume te mire, policia thote qe ne kemi bere super pune se kemi fshehur gjithe provat por nuk i tregojme se eshte “sekret hetimor”. Propagande horrash drejtuar nje populli horr si ty qe shkruar me lart!!! Partonazhist lepires!!!

  • Lexuesi: 28/11/2024 17:58

    Te kryhet hetim per mashtrim. Nese dikush e ka shtyre adoleshentin e plagosur ose familjen e traumatizuar qe te bejn kete veprim, ai person djallezor duhet te perballet me ligjin. Mashtrimi eshte jo vetem vjedhje por shkakton edhe nje dem tjeter. Rasti dekurajon mbeshtetjen financiare per rastet kur ndihma eshte vertet e domosdoshme sepse donatoret do behen dyshues. Te falet familja dhe adoleshenti i plagosur nese jane te perfshire sepse kane vepruar nen kushte te renda psikologjike dhe nuk mund te presesh arsyetim te sakte prej tyre. Por s’duhet falur askush tjeter i perfshir ne kete mashtrim.

    Përgjigju
  • edi: 28/11/2024 17:40

    kokkkrrra mashtrusit te vogel... i ke vene syrin nai 4fenershi per babin?

    Përgjigju
  • Dakord: 28/11/2024 16:12

    Mirë se sherrxhi, por edhe mashtrues ky "vogëlushi i varfër". Prandaj përfshihesh në sherre ti se qenke i varfër?? Apo të duhet një thikë e re për sherre të tjera. Spitali ku je është falas. Zër mend për herë tjetër e mos u merr me intriga e sherre. Ul kokën e mëso në shkollë. Shërim të shpejtë.

    Përgjigju
    • alfred: 28/11/2024 22:35

      O kokërr mashtruesi , ti së bashku me babanë ose me nënën tende duhet menjëherë të ktheni ato 72 mije evro në llogarinë e atyre që kanë dhënë kontribut e të kërkoni falje të madhe publike , këta lloj sherrxhinjsh përfshi edhe atë që iku një stil kanë , atë të vagabontit të vogël ,të të fortit midis shokëve dhe as ju bie ndërment për shkollim,megjithatë shërim falas dhe me mend në kokë.

    • Ina: 28/11/2024 16:49

      O Dakort ke ngatërruar emrin duhet ta kishe ven Ministri. Kshu si ebkeni nisur do dali ne perfundim gjykata qe thikën e kishin ai qe vdiq me shokun dhe per tu mbrojtur ai I vrau. Se e vune poshteb keta qe merren me sherre dhe intriga. Dhe u tremb I shkreti dhe I mori thikën ketyre intriganteve dhe ja u nguli nja 6 here mesatarisht secilit. Kshuqe mire e ke ti e zgjidhur çështja. Ulni koken dhe shkoni ne shkolle se ai qe vdiq ishte sherxhi. Paftjuresi juaj te kalle friken. O te mjere, zoti mos meshirofte asnje qe nuk meshiron njerëzimin.

  • Emigranti: 28/11/2024 16:08

    Si ketij we u plagus dhe ai qe vajti ne Xhenet qeveria tu jape leke vec ne qyretareve

    Përgjigju
  • Popo: 28/11/2024 16:07

    Te pik shpirti ca ka trauma asgje ndryshe svenin njeres ne privat

    Përgjigju
  • Vlora: 28/11/2024 12:15

    Pervec kontributit per djalin ne spital qe eshte shume i nevojshem, mendoj qe duhet nje llogari gofundme edhe per prinderit e engjellit te vogel Martinit. Uroj qe ngjarja te zbardhet edhe te mbajne pergjegjesi te gjithe horrat qe kane bere kete krim. Shpresoj qe nqs Policia kerkon te fshehe e manipuloje kete krim makaber, Spak te nderhyj. Eshte e vetmja mundesi dhe shprese… perndryshe le te dalin gjithe horrat me pushtet e femijet e tyre e te vazhdojne vrasjet e krimet ne qetesi. Uroj qe Z. Dumani te mendoje per Martinin si per femijet e tij.

    Përgjigju
    • YlliC: 28/11/2024 14:40

      Jam shume dakort me ty shoki. Theme qe ka shume Shqiptare me zemer te madhe. Nuk mund te imagjinojme ate qe po kaloj e kto njerz. Pak ndihme do ju lehtesonte sado pak anen financiare

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen