Gjykata e Krimeve të Rënda ka rihapur gjykimin për 4 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit. Gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën e dy të pandehurve për vrasjen e Marvi Mihalit, Dejvi dhe Eugen Bitraj, për gjykim të shkurtuar dhe veçim të çështjes. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se prokuroria ka dyshime se në vrasje është i përfshirë edhe një person i pestë, por ende i paidentifikuar. Sipas prokurorit Gjergj Tako, po kryhen hetime për të zbuluar identitetin e tij.
Në gjykatë janë pyetur edhe prindërit e Marvi Mihalit nëse ishin dakord me gjykimin e shkurtuar dhe ata janë përgjigjur:Jo. Procesi rifillon me akuzën e vrasjes së kryer me paramendim, pasi u ndërrua prokurorja që kishte dërguar në gjykatë të akuzuarit në gjyq me akuzën për moskallëzim të krimit. Dy të akuzuarit Kridens dhe Marsel Alla janë ende të lirë, pasi janë shpallur në kërkim. Atyre iu është ndryshuar masa e sigurisë dhe akuza, nga hetim në gjendje të lirë në arrest me burg.
Si u vra Marvi Mihali për një karikues në 31 korrik 2017
Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.
Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.
Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.
Te jepet denim maksimal per Jeta vrases te ndergjegjshem. Duhet vene drejtesi ne ate vend.
PërgjigjuShyqyr qe degjuam per nje akuze te sakte dhe per mos pranimin e gjykimit te shkurtuar. Denim ekzmplare per keta pjella te ndyra te baballareve te tyre. Jane miq te Ilir Metes por siduket edhe padrino i ka duart e lidhura ne kete rast. Ata dy Allat le te fshihen sa te duan, denimin e marre do e kryejne koker me koker edhe sikur te behen vete prinder te pjellave te tjera te ndyra serish me frike ne zemer do jene, ne arrati. Me behet qefi per Pavllon qe po shikon te pakten drejtesi. I ndrihte shpirti Marvit te shkrete dhe mallkim deri kocke per vrasesit dhe familharet e tyre.
Përgjigju