Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, policia identifikon autorët

Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, policia identifikon autorët

Një prej autorëve të dyshuar

Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave që kryen vrasjen dje në Prishtinë si dhe plagosën dy të tjerë.

Policia ka arritur të identifikojë dy persona e dyshuar për vrasjen e dyfishtë dhe janë Ahmeti Berisha dhe Naim Berisha.

Gjithashtu, policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe të kujtdo që ka informacion për vendodhjen e personave të dyshuar për ngjarjen që tronditi kryeqytetin kosovar mbrëmjen e djeshme.

Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, të cilët dyshohen për plagosjen që ndodhi në Kolovicë të Prishtinës.

Si pasojë e të shtënave me armë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë mbeti i vrarë Egzon Haziri, 30 vjeç, U plagos një person që ishte së bashku me viktimën gjatë atentatit, si dhe një grua kalimtare. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë