Ish-ortaku i Mondi Mëhallës, i ekzekutuar në Elbasan në dhjetor 2025, Xhino Ago është lënë në burg nga Gjykata e Apelit. Ago ankimoi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, por Apeli vendosi të lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie.
Xhino Ago akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa roja akuzohet për moskallëzim krimi. Më të njëjtat akuza është lënë në burg dhe roja i karburantit Kujtim Pisha, ku u vra Mëhalla.
Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.
Komente









