Besmir Frroku, djali i xhaxhait të viktimave, ka folur për mediat duke vijuar të ngrejë supet rreth pyetjes së përse ndodhi krimi. “Dhimbja për familjen tonë është e madhe, veç urojmë që zoti të na japë forcë për ta përballuar. Gjej rastin të falenderoj disa familje zvicerane, qeverinë zvicerane, dhe Ministrinë e Jashtme për ndihmën e dhënë për të na lehtësuar dhimbjen me sjelljen në Shqipëri të dy motrave tona në një kohë shumë të shpejtë.
Ne nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti që të kishte permasa të tilla, pasi unë vetë kam qenë në Zvicër për pushime këtë fund viti dhe isha edhe për drekë dhe nuk konstatova asnjë problem që mund të kishin ata si çift në familje, ndaj nuk di ti jap as emër e as shpjegim asaj që ka ndodhur.
Familja jonë ka shpreh vendimin e arsyeshëm për t’ia lënë drejtësisë dhe zotit për të gjykuar mbi autorin dhe sigurisht ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi për hakmarrje.” Dy motrat Frrokaj do të varrosen ditën e nesërme në orën 11:00 në varrezat e lagjes Nënë Tereza të qytetit të Lezhës.
d.b/shqiptarja.com










