Ekzekutimi i Nardit të Bujtinave/ I arrestuari: Ia dhashë makinën, por s'e dija se do të bënte vrasje

SHKODER-24 orë pas arrestimit, tre të arrestuarit e akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Ferdinand Polisë kanë dhënë dëshminë para grupit hetimor. Dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç dhe Alfred Martini 20-vjeç kanë mohuar lidhjen me autorin e vrasjes. Report Tv mëson se ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe hedhin poshtë cdo akuze për bashkëpunim të ngritur ndaj tyre.

Alfred Martini ka pranuar se i ka dhënë makinën e tij autorit të vrasjes me inicialet K.S ditën e ngjarjen, por thotë se nuk e dinte se kishte planifikuar vrasjen. "Makinën më datë 20 mars në mëngjes ja kam dhënë shtetasit K.S. por nuk e dija që ai kishte planifikuar vrasjen" tha ai. Makina tip Audi u gjet e braktisur pas vrasjes.

Policia i akuzon se tre të arrestuarit ndihmuan autorin e vrasjes, K. S. 27-vjeç, që ndodhet në kërkim. Të arrestuarit, sipas policisë i siguruan armët dhe makinën dhe e kanë strehuar pas vrasjes autorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Polia u ekzekutua me breshëri para një jave në Shkodër. Vëllai i Nard Polisë, biznesmeni që mbeti i vrarë nga një atentat në Shkodër, është shprehur se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit e ndaluar nga policia lidhur me vrasjen e të vëllait.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shreku: 26/03/2019 15:49

    ..sidoqofte,bravo Polizia..!..meriton vetem Lavderime,dhe asht e kunderta sepse jane Gjykatat e korruptume qe i lirojne nga akuzat...etj

    Përgjigju
    • CaBone: 26/03/2019 17:29

      Shume e sakt. Te njeten gje ben policia dhe me vrasjen e ati Kurtit. Super Respekte per policin. Ribt gjykatave e prokurorve ku ti ken.

  • Turi: 26/03/2019 11:31

    Kur policia nuk eshte e lidhur me krimin kapen autoret se keta jane vrases amatore,kurse kur jane grupe qe paguajne shefat e policise nuk gjenden kurre killerat, prandaj duhen spastruar radhet e policise nga te implikuarit me krimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave