Report Tv ka zbardhur dosjen që Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë për Rei Metën, i cili më 7 gusht 2023 goditi me grushte duke i shkaktuar vdekjen ndërtuesit Armando Meshau.

Prokuroria ka ngritur akuzën e 'vrasjes nga pakujdesia" neni 85 i Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga gjobë deri në 5 vite burg dhe kërkoi sot 'arrest me burg' për 33 vjeçarin i cili është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. 

Ditën kur ndodhi ngjarja Rei Meta kishte shkuar në Vlorë për të takuar shokun e tij si dhe nënën e tij, e cila gjendej në Vlorë. Rreth orës 12.30, ai ka qenë tek një kafe pranë Internetit ku ndodhi ngjarja, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Pas disa minutash që ishte ulur në lokal, ai ka parë që në rrugë, afër tij rreth 1 m larg, i ka kaluar Armando Meshahu. I ka folur duke i thënë "Hajde ulu, pimë një kafe"ndërkohë që ai eshte përgjigjur me fjalët  "Ika se kam punë" dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur Rei Meta.

Pas disa sekondash edhe Rei Meta ka shkuar tek qendra e internetit. Brenda ka parë Armandon. i cili ishte ulur tek njëri nga kompjuterat anësorë të internetit.  Është afruar dhe i ka thënë "hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi". Ai i është përgjigjur me fjalët "Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë" ndërkohë shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se "kemi kontratën që kam për të marrë një pronë" por Armando i është përgjigjur më fjalët "ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë".

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, Rei Meta ka shpjeguar dhe shkakun e konfliktit. Gjithçka nisi për një kontratë e nënshkruar për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë ku do të ndërtonte Armando Meshau, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

 Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin.

" Rei Meta shpjegon se me Armandon ai ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

Kontrata sipas këtij shtetasi eshte bërë që në vitin 2020. Pasi eshte bere ndertimi ai sqaron se ka kërkuar të merrte pjesën e tij. por nuk ka mundur, pasi prej 7-8 muajsh shtetasi Armando Meshau, i kishte ndërprerë komunikimin pasi nuk i hapte më telefonin."- thuhet në dokumentin e zbardhur. 

Gjykata e Vlorës pranoi sot kërkesën e prokurorisë për të dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Rei Metën. Masa e sigurisë u vlerësua nga gjyqtarja Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
'Unë të kam paguar dhe dua dokumentin... jo me mua këto muhabete' Çfarë deklaruan në prokurori dëshmitarët që panë vrasjen e ndërtuesit në Vlorë

1691499655_finalprojekt.00242711.Still058.jpg

Administratori i qendrës së Internetit në Vlorë ku ndodhi dhe vrasja e ndërtuesit Armandi Meshau, A.Z por dhe A. L., një tjetër dëshmitar që ka qenë aty në momentin kur ndodhi vrasja janë pjesë e provave që prokuroria ka renditur në dosjen ndaj Rei Metës i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Ka qenë ora 12:30 minuta kur Rei Meta dhe Armandi Meshau kanë hyrë në ambientet e brendshme të Internetit, dhe konkretisht tek kompjuteri me nr. 16, i cili ndodhet afer deres hyrëse.

"Armando Meshau është ulur tek kompjuteri me nr. 16, kurse Rei Meta ka qëndruar afër tij duke qëndruar në këmbë. Në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshau me fjalët "Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin". ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët "jo me mua këto muhabete".

Debati ka vijuar dhe shtetasi Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë i është përgjigjur - fol pak me qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin", ndërsa Armando Meshau në një moment është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët "seriozisht e ke ti".

Pas këtyre fjalëve, dëshmitari ka parë në një fragment Rei Meta i cili ka goditur të ndjerin dy herë me grushte në fytyrë duke e rrëzuar në karrige, giysem shtrirë.

Pasi ka konstatuar të gjithë ketë situatë, dëshmitari eshte afruar me nxitim atje për t'i ndarë dhe për të ndihmuar të ndjerin te mos rrëzohej në tokë, ndërsa personi tjeter eshte larguar me hapa te shpejta në drejtim të Gjykatës Vlorë.

Në këtë moment, dëshmitari ka ndihmuar të ndjerin duke e shtrirë për toke pasi nuk ndjehej mirë dhe pas kësaj a ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa policinë e ka njoftuar një klient tjetër të cilin nuk e njihte.

 Gjithashtu ka deklaruar ndër të tjera se në baze të asaj që ai kishte dëgjuar gjate debatit midis shtetasve e mësipërm, shkak i konfliktit të tyre ishte një problem pronash' shkruhet në dosje

Nga ekzaminimi mjeko ligjor tek viktima nuk janë vërejtur dëmtime kockore ndërkohë në trupin kufomës u morën mostra për ekzaminime të mëtejshme laboratorike për kryerjen e ekzaminimeve histopatologjike që do të ndihmojnë për të zbuluar dhe shkaqet e vdekjes pas goditjeve me grushta.

Ora 10:02
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, biseda e fundit mes Rei Metës dhe viktimës: Hajde pimë një kafe ta zgjidhim! Inxhinieri: Ik shiko hallin se s’më bën dot gjë

1691738290_reimetaarmandomeshau.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Rei Meta ka rrëfyer edhe bisedën e fundit mes tij dhe Armando Meshaut. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, ai fillimisht e ka ftuar Armando Meshaun të pinin një kafe për ta zgjidhur çështjen, duke këmbëngulur disa herë ndërsa viktima nuk ka pranuar.

Biseda e fundit mes Armando Meshaut dhe Rei Metës:

Rei Meta i ka folur duke i thënë "Hajde ulu, pimë një kafe", ndërkohë që ai eshte përgjigjur me fjalët "ika se kam punë dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur shtetasi Rei Meta.

Pas disa sekondash edhe ReiMeta ka shkuar tek interneti. Brenda tek interneti ai ka parë Armandon. i cili ishte ulur tek njëri nga kompjuterët anësorë të internetit, konkretisht nga ana e fasadës dhe deres hyrëse. Është afruar dhe i ka thënë "hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi, dhe ai i është përgjigjur me fjalët "Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë, ndërkohë që shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se "kemi kontratën që kam për të marrë një pronë, por Armando i është përgjigjur më fjalët "ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë".

 Rei Meta i ka folur sërisht me fjalët "hajde të ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim"

Ndërkohë që pas këtij debati me njëri-tjetrin, shtetasi Rei Meta ka deklaruar se në një moment Armandoja është çuar dhe e ka qëlluar me grusht. Në këtë kushte ai sqaron se i është kundërpërgjigjur instiktivisht dhe e ka qëlluar edhe ai me grushta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është larguar ai ka mësuar më pas se Armando kishte ndërruar jetë dhe në këto kushte është paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.