“Ai rrëmbeu gruan e djalit tim, duhet të paguante për këtë gjë!”. Është kjo deklarata që ka bërë në polici Lek Preçi, i cili është i arrestuar bashkë me dy djemtë e tij, Edmondin dhe Altinin, për vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar Petrit Nikolli, në 25 maj. Ndërsa Edmondi u justifikua se Nikolli kish shkuar për të rrëmbyer gruan e tij.
 
Vrasja ka ndodhur në Rimini të Italisë. Çështja e nderit siç e cilësuan mediat italine. është ajo që detyroi babain dhe dy djemtë e tij të udhëtonin nga Milano drejt Rimini, për të marrë hak.
 
“Fëmijët e mi nuk kanë të bëjnë me vrasjen”, ka thënë Lek Preçi. “Ata nuk e dinin se unë isha i armatosur dhe qëllimi ishte për të sqaruar situatën. Në një moment unë u sulmova dhe kam mbrojtur veten. Kjo është arsyeja pse e qëllova“. Në 25 maj, Petrit Nikolli u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Mbesa e Nikollit ishte e martuar me djalin e vogël të Preçit me të cilin marrëdhëniet nuk ishin të qeta.
 
Nikolli u përpoq të zgjidhte konfliktin e mbesës së tij por e pagoi shtrenjtë. Ai ishte babai it re fëmijëve dhe priste një të katërt. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com