Zbardhja e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është një punë shumë e mirë e policisë. Kështu deklaron eksperti i sigurisë Artan Rexhepi në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili nënvizoi se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Sipas Rexhepit përdorimi i bandës së huaj tregon edhe fuqinë financiare që ka krimi.
Rexhepi thekson se Nikulaj ishte një person i fuqishëm në zonë dhe se vetëm në këtë formë mund t’i afroheshin, pra pikërisht shtetasin e huaj.
‘Puna e policisë është shembullore. Do të ishte mirë që ky intensitet i fiksimit të provave të ishte edhe për ngjarje të tjera kriminale. Në rastin konkret dyshohet për gjakmarrje, pro gjithsesi është një grup i strukturuar kriminal. Pala e policisë është e admirueshme. Banda e huaj tregon fuqinë financiare të krimit. Ndërhyrja fillestare lë për të dëshiruar, por puna e policisë është e admirueshme. Qëllimi kryesor i autorit është realizmi i veprës penale. Ata janë njerëz që rriten për të vrarë mbahen mirë nga mafia dhe në momentin e duhur përdoren. Në planin e realizmit të detyrës për asgjësimin viktimës ato e kanë realizuar. Nikulaj ishte një person i fuqishëm në zonë dhe vetëm në këtë formë shtetas që huaj mund të afroheshin.’- tha Rexhepi.
Rexhepi shtoi se një atentat i tillë mund të ketë kushtuar deri në 500 mijë euro. Sa i takon vrasjes për hakmarrje, sipas ekspertit, vrasje të tilla kanë 0 shanse që të parandalohen.
‘Nuk është faktuar se është histori gjakmarrje. Historitë e gjakmarrjes kanë 0 shance që të ndalohen, përderisa kohë hyn kodi i nderit dhe në këtë kuadër vështirësohet parandalimi.’- tha Rexhepi.
Pak ditë më parë, policia zbardhi vrasjen e Ardian Nikulajt dhe shpalli në kërkim, ekzekutorin portugez Ruben Saraiva, porositësin Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik! Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe katër bashkëpunëtorët britanikë. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq portugezin Ruben Saraiva! Vrasja për gjakmarrje! Veçohet dosja për 4 të tjerët (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 13:33
-
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi me antiplumb në Prokurorinë e Lezhës! Merret dy orë në pyetje: Erdha si turist
9 Nëntor 2024, 10:05
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata e Lezhës lë në qeli portugezin Ruben Saraiva! Avokati: Të zbardhen mesazhet në Encrochat (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 10:45
-
15 emra për kreun e ri të policisë/ Lita: Ende nuk dimë pse u largua Rrumbullaku dhe Balla! Doçi: Disa prej tyre nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës
19 Shtator 2024, 21:40
-
Droni në burgun e Peqinit/ Eksperti: Është histori e vjetër! Duhen marrë masa, gardianët e burgjeve trajtohen në mënyrë mizerabël
17 Shtator 2024, 18:27
-
Plagosja për tradhti tek Komuna e Parisit/ Gazetari: E qëlloi në pjesët intime! Avokatja: Krime që vijnë nga krenaria boshe
3 Shtator 2024, 21:51
-
FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni i pagoi drekën dhe i gjeti makinë me qira
27 Gusht 2024, 22:10
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja e tij: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin
27 Gusht 2024, 20:53
-
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Anglia vendos pro ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë
27 Gusht 2024, 12:33
-
Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë
11 Korrik 2024, 15:24
-
Vrasja e Ardjan Nikulaj, Ruben Saraiva me polici në gjykatë! Kërkon sërish lirinë, i refuzohet
13 Qershor 2024, 14:23
-
SPAK godet kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë
20 Maj 2024, 18:59
mire eshte qe policia te mbgeshtetet tek ekspertet e cdo fushe. dhe sekuestrimi i aseteve te krimit eshte shume i rendesishem, pasi u pret krahet bandave
Përgjigju