TIRANE - Më 24 tetor të vitit 2011, policia e Durrësit u përball me ekzekutimin e nëndrejtorit të SHISH, Isa Çopa (foto) 49-vjeçari u gjet I pajetë në automjetin e tij tip “Opel Corsa”, në një vend thuajse të braktisur në rrugën pranë ish-repartit ushtarak, në zonën e “Currilave”. Trupit dhe automjetit u ishte vënë flaka. Një ngjarje tërësisht kriminale, ku posti që mbante viktima prej afro 11 vjetësh, hodhi hije misteri dhe dha sinjalet e para se bëhej fjalë për një ekzekutim tipik mafioz. Por menjëherë pas ngjarjes, policia e Durrësit tha zyrtarisht se bëhej fjalë për një vetëvrasje.
RIHAPJA E HETIMEVE
Afro dy vite pas ngjarjes e cila nuk pati kurrë një autor, Prokurori i Përgjithshëm i vendit Adriatik Llalla, mbledh në një takim jozyrtar drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Edhe pse zyrtarisht nuk u pranua se motive ishte zbardhja e ekzekutimit të Çopës, burime konfidenciale bëjnë me dije se shkak i takimit ka qenë pikërisht dosja pa autor e 49-vjeçarit. Në kuadër të hetimeve të reja që do të zhvillohen për vrasjen e Isa Çopës, dosja pritet të kalojë nga prokuroria e Durrësit tek ajo e Krimeve të Rënda, për shkak se dyshimet dhe pista më e fortë mbetet ajo e vrasjes për shkak të detyrës. Për shkak se dosja është ende nën hetim, burimet nuk kanë pranuar të japin detaje rreth informacioneve të reja që çuan Llallën në rihapjen e këtij rasti. Por të tjera burime të besueshme pranë organit të akuzës theksojnë se kohë më parë mbërriti edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore gjermane, çka dyshohet se mund të ketë ndryshuar rrjedhën e hetimeve. Disa muaj më parë, ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë arriti në përfundimin se Isa Çopa ishte goditur me mjete të forta jo prerëse në pjesën e kokës, ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas i ishte vënë zjarri automjetit.
HETIMET E PARA
Një ditë pas ekzekutimit të 49-vjeçarit Isa Çopa, policia e Durrësit tha në një konferencë për shtyp se rasti ishte një vetëvrasje e pastër. Por dyshimet e familjarëve të tij bënë që dosja të mos mbyllej me këtë klasifikim. Trupi I pajetë I tij iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Tiranës, ku edhe pse zyrtarisht nuk u pranua dhe u fol kurrë, ekspertët arritën në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje të mirëfilltë. Mjeko-ligjorët gjetën një sërë goditjesh me mjet të fortë joprerës në kokën e viktimës, çka nuk linte vend për asnjë dyshim se ai ishte vrarë. Autorët, ende të paidentifikuar, dyshohet se e kanë qëlluar me mjete të forta, e më pas e kanë qëlluar me plumb, për t’a maskuar ngjarjen si vetëvrasje. Asokohe, në automjetin e Çopës, policia gjeti edhe një pistoletë tip “Makarov”. Familjarët dhe kolegët e tij këmbëngulën për vrasje. Gjatë hetimeve, prokuroria pati sekuestrua dosjet më të rëndësishme me të cilat Çopa kishte punuar gjatë eksperiencës së tij si oficer i Kundërzbulimit.
(b.mshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com