Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj që ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në qytetin e Elbasanit. Peplakajt iu njoh kryerja e dënimit.
Pas dënimit me 22 vite burg nga shkalla e parë ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht u dënua me 7 vite heqje lirie.
Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite duke i ulur 15 vite nga dënimi. Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga 'vrasje në rrethana cilësuese' në 'vrasje në kushtet e tronditjes psikike"
Po kështu Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove.
Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.
Kujtojmë se nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur, Emiljani Prenga, Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
-
Bravo gjykatave te Elbasanit,te Juridiksionit Tirane,gjyk.te Durresit! Me denimin per vrasje qe ne doren tuaj,rrodhi si uji ne shoshe,i dhate shprese dhe mesazh cdo vrasesi e cdo maskarai qe jeta e nje njeriu marre me vrasje ne Shqiperi,ka vleren e jetes se nje kafshe.Ketu ku jetoj,te vrasesh nje kafshe(cfaredolloj nga macja e deri te puma) denohesh me 7 vjet burg plus 5000 $ gjobe,po e perserite shkon ne 10 vjet e 10000 $ gjobe.Paplekaj ne Shqiperi,vrau nje njeri e nuk beri as 5 vjet.A eshte drejtesi kjo?!
Përgjigju -
Bravo drejtesia lironi kriminelet se i duhen pd per protestat , dhe mbani ne burg persnat qe e nxorren nga gropa e saliut vendin se keni te njejten linje me pd .Mos u habisni kur ju vriten gjyqtaret per vendimet qe japin sepse jeni vet fajtor , po çoni ne vola vrasje
Përgjigju











Komente
Komento