Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s, ishte i pranishëm në seancë ku dëgjoi verdiktin final të trupës gjykuese, e cila dha 3 vite më pak dënim nga pretenca e paraqitur prej prokurorisë. Nga 1 vit shërbim prove gjykata dha për dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Avokati i Arbër Paplekaj, Mirash Martini, tha se e vërteta nuk u sqarua siç duhet, pasi gjykata nuk pranoi kërkesat për rindërtim të ngjarjes duke e deformuar atë.

"Vendimi që në fillim të ngjarjes ka pasur përpjekje për të fshehur episodet e mëparshme e më vonë edhe aktet për ta deformuar ngjarjen. Kanë rrëzuar disa kërkesa tonat në mënyra të vazhdueshme me sqarimin e së vërtetës dhe rregullimin e disa deformimeve me rindërtimin e vendit të ngjarjes. Tashmë është e provuar që Paplekaj ka qëlluar me armë por pjesa tjetër e së vërtetës janë refuzuar për t’u zbuluar.

Martini shtoi se vendimi i Shkallës së Parë do të ankimohet në Apel. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill 2021 në mesin e fushatës elektorale dhe nga shkëmbimi i zjarrit, u plagosën efektivja e policisë Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaloi makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, po kështu përforcime pati dhe nga kampi blu. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe dy zv/drejtorët që nuk mundën ta parandalonin krimin, ndaj u vunë nën akuzë për shpërdorim detyre. Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit te reparti RENEA në Tiranë.

Perplasja 21 prillit 2021, 4 dite para zgjedhjeve 
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Arbër Paplekaj dënohet me 22 vite burg, avokati: Gjykata refuzoi të njihej me të vërtetën e plotë, do e anikojmë në Apel

 

Avokati i Arbër Paplekajt, Mirash Martini nuk ka qenë i bindur me vendimin e Gjykatës së Elbasanit që vendosi të dënojë me 22 vite burg, Arbër Paplekajn si përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021. Duke u shprehur se Gjykata qëllimisht dëshiron të njihet vetëm me gjysmë të vërteta, avokati tha se do të ankimohet në Apel.

“Ju keni qenë më pranë të vërtetës sesa policia dhe prokuroria. Në dy vite që ka vazhduar ky gjykim kam jetuar me dhimbjen e familjarëve të Pjerin Xhuvanit. Vendimi që në fillim të ngjarjes ka patur përpjekje për të fshehur episodet e mëparshme e më vonë edhe aktet për ta deformuar ngjarjen. Me gjithë konsideratën që kam shprehur për Gjykatën për respektimin formal të proceduarave ata kanë rrëzuar disa kërkesa tonat në mënyra të vazhdueshme me sqarimin e së vërtetës dhe reegullimin e  disa deformimeve me rindërtimin e vendit të ngjarjes dhe një eksperimenti hetimor tekniko-urabistik që do të përcaktonte vendndodhjen e qitësve dhe rrethanave të tjera. Ky refuzim pengonte zbulimin e së vërtetës. Tashmë është e provuar që Paplekaj ka qëlluar me armë por pjesa tjetër e së vërtetës janë refuzuar për t’u zbuluar. E siç e dini një gjysmë e vërtetë mund të shndërrohet në një gënjeshtër të madhe. Shpresojmë që Apeli do të ketë vullnetin për të mësuar të vërtetën dhe kurajën. Natyrisht do ta ankimojmë në momentin që do të njihemi me arsyetimin.”- thotë avokati i familjareve të Pjerin Xhuvanit.

Ora 13:55
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dënohet me 22 vite burg Arbër Paplekaj

1688738540_arberpaplekaj.jpeg

Arbër Paplekaj është dënuar me 22  vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.