Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, OSBE: Fushata zgjedhore s'mund të njolloset nga gjaku, policia të hetojë plotësisht këtë krim të shëmtuar

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, OSBE: Fushata zgjedhore s'mund të njolloset nga gjaku, policia të hetojë plotësisht këtë krim të shëmtuar

Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka kërkuar nga institucionet shqiptare hetim të thelluar për vrasjen e ndodhur në Elbasan. OSBE shprehet se fushata zgjedhore s'mund të njolloset nga gjaku dhe se ky krim i shëmtuar duhet të zbardhet deri në fund.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar", shkruan OSBE.

Për vrasjen  në qytetin e Elbasanit, një ditë më parë reaguan edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së , ku u bënë thirrje krerët e partive politike të vetëpërmbahen, të distancohen nga dhuna dhe gjuha e urrejtjes.

Yuri Kim tha se i kërkoi Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha që të vetëpërmbahen. Ndërsa Luigi Soreca tha se politika duhet të shmangë dhunën, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale.  

Ditën e djeshme në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, pasi struktura e armatosur në PD, për të cilin selia blu pretendon se është ngritur për të mbrojtur votën, tha se Xhuvani me të tjerë po tentonin të blinin vota. Pjerin Xhuvani u qëllua për vdekje me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i numrit 2 të PD-së, Gazment Bardhi. Pas ngjarjes Paplekaj është larguar duke u vetëdorëzuar më pas në Repartin e  Forcave RENEA në Tiranë dhe pranuar krimin. Në dëshminë e tij Paplekaj tha se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë sipas tij nga persona që po blinin vota.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën