Vrasja e Pjetër Kolës, shoqërohen në Polici 2 persona

Vrasja e Pjetër Kolës, shoqërohen në Polici 2 persona

Pjetër Gjoka (Kola)

SHKODËR- Dy persona të tjerë janë shoqëruar në polici, si persona që mund të ketë dijeni për atentati ndaj Pjetër Kolës në Shkodër. Report Tv mëson se bëhet fjalë për vëllai dhe një i afërm i viktimës, por pa ditur të tjera detaje, mbi rolin e tyre.  

Gjoka ishte bashkë me të vëllanë në vendlindje kur u qëllua me pistoletë nga Maltin Gjini, i shpallur në kërim. Ai u transportua me makinë nga i vëllai në spitalin e Shkodrës, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Ka qenë vëllai i viktimës ka treguar emrin e autorit, Maltin Gjini. Bazuar në dëshminë e tij, policia shpalli në kërkim 36-vjeçarin, Maltin Gjini me banim në Lezhë. Krimi ndodhi në një zonë të thellë malore, pas një debati që kanë pasur dy vëllezërit me autorin. Si Gjoka ashtu dhe Gjini janë me origjinë nga Kaftalla e Pukës.  

Shkak për konfliktin mund të jetë bërë një parcelë kanabis, por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shkodrës që po kryen hetimet. Një pistë tjetër ku po hetohet është ajo e konfliktit për shkaqe pronësie.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt