(Foto: Novruz Cenali, i vrare sot ne Fier, 13 maj 2024)
Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi shumë vite më parë dyshohet se i ati edhe ai efektiv policie ka vrarë një person.
Ngjarja ka ndodhur vite më parë në zonën e Hasit, ku dhe familja Cenalia ka jetuar më përpara. Dyshohet se babai i viktimës ka vrarë Sali Harhudhën në Has.
Burime bëjnë me dije se efektivi asokohe nuk ka pasur përgjegjësi penale. Ai punon nënoficer, roje te salla.
Sakaq vetë drejtori i policisë, Lorenc Panganika, hodhi poshtë pistën e hakmarrjes, pasi tha se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.
Lajmi kryesor:
Fier/ Vritet me plumb në kokë polici i ‘Shqiponjave’! 28 vjeçari me uniformë po shkonte në punë! Policia 30 mijë € shpërblim për gjetjen e autorit (VIDEO + EMRI)







