Vrasja e policit në Kosovë, Çollaku për ‘5 Pyetjet’: Agresion ushtarak, Vuçiç synonte ankesimin e pjesës veriore të Mitrovicës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë pasi u qëllua nga bandat serbe. Në një intervistë për ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo, deputeti demokrat e konsideron ngjarjen si një veprim terrorist të organizuar nga Beogradi. Sipas Çollakut, ky ka qenë një agresion ushtarak, përmes së cilës presidenti serb Aleksandër Vuçiç kishte si qëllim që të aneksohej me paramilitarë të Beogradit pjesa veriore e Mitrovicës.

Ndërkohë, Çollaku thotë se ngjarja e djeshme ka humbur sensin e dialogut dhe thekson se Kurti duhet të ulet në tavolinë me të vetmin kusht, njohjen reciproke.

“Në situatën e provokuar, dy rrugë ka ose dialogun ose luftën. Çështja e dialogut të Serbisë me Kosovën, ka rezultuar prej 1 dekade pa asnjë produkt realist. Produkti është që Vuçiç që i firmos marrëveshjet dhe nuk i zbaton asnjëherë. Ngjarja e djeshme i ka humbur sensin dialogut të gati një dialogu që Serbia është angazhuar me presionin e demokratëve. Ca dialogu kur ti sulmon ushtarakisht territorin e një vendi tjetër. Veprim terrorist. Ka qenë agresion i pastër ushtarak. Ka qenë plan për të ankesuar me paramilitarë të Beogradit pjesën veriore të Mitrovicës, ta themi hapur. Ca kuptimi ka të ulesh e të dialogosh, me kë? Kjo bën të vështirë procesin e dialogut, kurti s’mund t’i shmanget. S’ka kuptim të bisedohet me Serbinë përveçse njohjes reciproke”, tha Çollaku.

Një koment Çollaku e pati edhe për deklaratën e Ramës për konferencën ndërkomëbatre mes Kosovës dhe Serbisë. Çollaku tha se ishte një deklaratë e kotë, ndërsa vlerësoi qëndrimin e ministrit të Jashtëm Igli Hasani, i cili deklaroi se Shqipëria është krah Kosovës.

Ishte një kotësi, një deklaratë e kotë e pakuptimtë, që tregon ose një kompleks të tij në raport me atë incident shumë të madh që bëri për miqësinë me Vuçiç, për projekte të përbashkëta, ose e zuri një kompleks faji, ose më e keqja fare pak ia ka haberin kësaj pune. Deklaratë e kotë. Hera e parë që konsideroj një qëndrim korrekt të ministrit të jashtëm, ku nuk ngurronte të thoshte hapur diçka që është e vërtetë se Shqipëria është në krah të Kosovës, pastaj dëgjova deklaratën e Ramës të pakuptimtë”, tha Çollaku.  

Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Policia e Kosovës u sulmua dje nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës ku u vranë 4 serbë ndërsa u arrestuan 6. 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë