Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin kriminal ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama e ka konsideruar ngjarjen e mëngjesit të sotëm si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit", shkruan Rama. 

Edhe kreu i shtetit Presidenti Bajram Begaj dënon sulmin ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës në veri duke u kërkuar ndërkombëtarëve të marrin në dorë situatën e rënduar.

‘I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.'- shkruan Begaj.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani  shkruan se akti i sotëm është një kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

"Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkruan Hasani.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë reaguar pas ngjarjes së rëndë, në veri të Kosovës, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi u sulmua nga persona të maskuar. Basha shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje ndërsa i bën thirrje Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje.

"Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkrun Basha.

Ndërsa Meta ka dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës dhe ka theksuar gjithashtu se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit në Kosovë.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Vrasja e policit në Kosovë, Gazment Bardhi: Rama të heqë dorë nga deklaratat neutrale, të mbështesim popullin e Kosovës

1695316344_bardhi.jpg

Gazment Bardhi ka reaguar për situatën në veri të Kosovës ku edhe shpreh ngushëllimet për policinë e vrarë në detyrë nga forcat serbe, Afrim Bunjakun.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndjekur gjatë gjithë ditës me shumë shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sulmet e vazhdueshme terroriste kundër forcave të sigurisë së Kosovës, që kulmuan sot me vrasjen e një punonjësi të Policisë së Kosovës në krye të detyrës, bëjnë të domosdoshme që ti jepet fund lojës me bashkëpërgjegjësi të agresorëve dhe viktimave. Bashkëpërgjegjësia midis agresorit dhe viktimës nxit terroristët të përgatisin dhe kryejnë sulme të tilla kriminale në territorin e Kosovës. Përgjegjësia për situatën është vetëm e agresorit dhe atyre që vazhdimisht provokojnë me akte të papranueshme një shtet sovran.

Kosova e lirë dhe e pavarur është një realitet i pakthyeshëm. Serbia duhet ta pranojë këtë realitet dhe duhet të heq dorë nga çdo provokim kriminal në veri të Kosovës, duke u ulur në tryezën e dialogut pa kushte, me ndërmjetësimin e SHBA-BE.

Duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së heroit Afrim Bunjaku, gjejmë rastin të dënojmë me forcë sulmin dhe të shprehim mbështetjen e plotë për Policinë dhe institucionet shtetërore të Kosovës, për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ne mbështesim të gjitha veprimet ligjore për vënien para përgjegjësisë së autorëve të sulmin dhe dënimin e tyre sipas ligjeve në fuqi.

Gjithashtu, gjejmë rastin të kërkojmë nga institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, që të heqin dorë nga deklaratat, sjellja dhe roli i tyre neutral mbi situatën në veri të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese, duke qenë plotësisht vetëm në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës, në bashkërendim të plotë edhe me partnerët strategjik të Kosovës e Shqipërisë.”- shkruan Bardhi.

Ora 17:59
Tensionet në veri të Kosovës/ Shpëtim Idrizi, thirrje Presidentit Begaj: Mblidh urgjent Këshillin e Sigurimit Kombëtar!

1695571156_shpewtim.jpg

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka dënuar tensionet në veri të Kosovës, ku u vra 1 polic dhe u plagosën 2 të tjerë, të cilën e kanë quajtur akt terrorist.

Ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndaj familjarëve të policit të vrarë. Në reagimin për shtyp, PDIU-ja thotë se Presidenti i Republikës Bajram Begaj “duhet të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe reagimet të jenë të koordinuara e në mbështetje të shtetit të Kosovës”.

Si përfundim ata thanë se ky ishte tamam një rast që jo vetëm që duhet solidarizim por duhet të ketë edhe reagime mbarëkombëtare.

“Ngjarjet e ditës së sotme në veri të Kosovës po trondisin gjithë opinionin shqiptar. PDIU dënon me forcë sulmin terrorist në Kosovë ku mbeti i vrarë një pjestar dhe u plagos një tjetër anëtar i policisë së Kosovës. PDIU shpreh ngushëllimet e saj për jetën e humbur të policit të vrarë në krye të detyrës dhe lutemi që i plagosuri të përmirësohet sa më shpejt. I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, të jenë në kontakt dhe në mbështetje të shtetit të Kosovës. Presidenti i Republikës duhet të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe reagimet të jenë të koordinuara e në mbështetje të shtetit të Kosovës. Përshkallëzimi i dhunës është strategji e Serbisë në dëm të Kosovës dhe sigurisë në rajon. Ky është rasti që jo vetëm të solidarizohemi por të kemi një reagim mbarëkombëtar”, deklaroi PDIU.

Ora 13:34
Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Europën e 2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë.

Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Veliaj e cilëson këtë sulm një barbari e pashoqe për Europën e 2023.

 “Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023!

Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj.

Ora 12:36
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: Kriminelët të dalin përpara drejtësisë! BE të marrë masa për moseskalim të situatës

1693941285_35780d3ed72347aaa94a512ec47c755e.jpg

Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin kriminal ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama e ka konsideruar ngjarjen e mëngjesit të sotëm si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur.

Përvec thirrjes për të përballur kriminelët me drejtësinë, ai ka theksuar edhe nevojën e thirrjes së një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen BE-së për marrjen e masave për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme  me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, ka shkruar Rama.

Ora 12:23
Vrasja e policit në veri, Begaj: Akti kriminal, cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës

1695416947_bajrambegaj.png

Presidenti Bajram Begaj, ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Në reagimin e tij, kreu i shtetit e ka konsideruar aktin kriminal, si cënim të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë.

 “Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

Ora 11:48
Vrasja e policit në veri, Hasani: Shqipëria krah Kosovës, akt kriminal! Autorët të dalin para drejtësisë

1695541430_afrimbunjaku.jpg

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas nagjrjes së rëndë në Kosovë ku një polic mbeti i vrarë pas sulmit me armë. Hasani shkruan se akti i sotëm është një kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkruan Hasani.

Ora 09:15
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Basha: Beogradi ta dënojë dhe të distancohet nga kjo ngjarje

1694714619_lulzimbasha.JPG

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në veri të Kosovës, ku një efektiv humbi jetën pasi u sulmua nga persona të maskuar. Basha shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje ndërsa i bën thirrje Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje.

“I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit. Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkrun Basha.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 24/09/2023 20:21

    Gazmend Bardhi ky politikan i deshtuar i pa fytyr e i pa edukat te uli koken te ngushelloj familjaret e policit te vrar dhe gjithe Kosoven dhe te denoj sulmin e ushtruar jo te drejtoj gishtin te zoti Rama!Sot gjithe Kosova dhe Shqiperia mban zi per kete sulm kaq barbar!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 24/09/2023 15:52

    Te kater ju birbot shqiptare te Tiranes kini qene e jini lepires te bythores se Sandrit te Beogradit.....

    Përgjigju
  • Fol kot: 24/09/2023 09:24

    Shumë i distancuar je ti. A dërgoni dot dronë e ju jepni përgjigje përfundimtare terroristëve?

    Përgjigju
    • Deni: 24/09/2023 12:47

      Le ti dergoje Rama Reneat se i sqarojn ata.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK