Vrasja e policit në Kosovë, Shala: Sulmuesit dyshohet të jenë pjesë e grupit Wagner! Policia po e merr situatën nën kontroll

1695569564_drizanshala.jpg

Drizan Shala, ekspert për sigurinë në Kosovë, në një intervistë për Report Tv, tha se sulmuesit serbë që vranë efektivin janë pjesë e grupit terrorist Wagner, (grupi i mercenarëve rusë). Sipas Shalës, ky grup po mbështet nga forcat serbe.

‘Pjesëtarët e një grupi kriminal, nuk kanë qenë të unifikuar. Kanë pasur uniformat ndryshe, kanë një të kaluar ushtarake dhe personi i ekzekutuar, ka një përvojë të mirë ushtarake. Ky grup ka vepruar në direktivat të mbështetje të Serbisë. Për të organizuar një operacion të tillë, i ka mbështetur. Qeveria e Kosovës i ka shpallur dy organizata kriminale, ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72’. Janë burime të cilat mund t’i konfirmojmë tani për tani. Këtë grup e përbejnë njerëz të cilët ishin pjesë përbërëse e Wagner, të cilët kanë bërë sulem edhe në lagjen Boshnjakëve para disa ditëve. Ky grup ka reaguar prej disa ditësh në Kosovë dhe fatkeqësi ka qenë se është përballur me patrullën e policisë së Kosovës, ku kemi të vrarë policinë e Kosovës. Ky grup nuk do të mund të vepronte pa mbështetjen e Kosovës.’- tha Shala.

Shala tha se policia e Kosovës aktualisht po e merr situatën në kontroll.

‘Policia po e fut situatën në kontroll. Janë grupe të cilat kanë ardhur nga territorit i Serbisë. Kanë pasur si qëllim të prishin rendin kushtetues të Kosovës. Pas vrasjes së efektivit, kanë lokalizuar sulmuesin dhe tani po zhvillohet operacioni për t’i kapur kryesit e veprës terroriste. Policia e Kosovës ka përdorur forcën proporcionale për të neutralizuar agresorin. Në rast se nuk do të kemi dorëzim të tyre para organeve të Republikës së Kosovës mund të kemi edhe të tjerë të vrarë.’- tha Shala.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja