Vrasja e policit në Kosovë, Vuçiç: Duam praninë më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës! Luftë në Kosovë? S'duam përplasje me NATO-n

Vrasja e policit në Kosovë, Vuçiç: Duam praninë më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës! Luftë në Kosovë? S'duam përplasje me NATO-n

Aleksandër Vuçiç

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka folur se prania e KFOR në veri të Kosovës është e domosdoshme. Në një intervistë për CNN, Vuçiç tha se Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për incidente në Kosovë.

Ai ka treguar se prezenca e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë tani është më pak se zakonisht, rreth 4500 dhe se nuk ka arsye për shqetësim. Vuçiç u pyet nëse Serbia dëshiron luftë më Kosovë, por presidenti serb e mohoi kategorikisht këtë skenar ndërsa u shpreh se Beorgadi nuk dëshiron asnjë përplasje me NATO.

“Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës dhe Metohisë si një nga mënyrat për të garantuar sigurinë e serbëve”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse trupat janë zhvendosur drejt Kosovës në mënyrë që Milan Radoiçiç të ketë mundësi të kalojë në Serbinë qendrore, ai ka theksuar se nuk është kështu.

 “Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për ato incidente në Kosovë, për shkak të dinamikës së negociatave”, tha presidenti.

Presidenti serb theksoi se po bëjnë spastrim etnik dhe se numri i serbëve në Kosovë është zvogëluar në dy vitet e fundit, me 10 për qind më pak.

Në një intervistë për televizion amerikan CNN, Vuçiçi theksoi se këtu përfshihet edhe përgjegjësia e Millan Radoiçiçit, njërit prej liderëve kryesorë të serbëve të Kosovës, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit.

“Serbia, natyrisht, do t’i vërë para përgjegjësisë të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai (Millan Radoiçiçi) është në territorin e Serbisë dhe prokuroria do ta bëjë punën e saj”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse Milan Radoiçiq do të mbajë përgjegjësi duke qenë se ai e pranoi pjesëmarrjen e tij në incident, Vuçiq tha se të gjithë ata që kanë kryer vepra penale do të mbajnë përgjegjësi.

‘Radoiçiç është në dispozicion të autoriteteve shtetërore dhe prokurorët do ta bëjnë punën e tyre, theksoi Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka qenë plotësisht konstruktive në negociata, se ka pranuar gjithçka dhe ka kujtuar se këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe ndërmjetësues në negociata, Josep Borell.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Dëshironi luftë në Kosovë? Vuçiç: S’duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n

1696278710_1696258565aleksandervucic.jpg

Vuçiç pranoi për CNN se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes dyja vendeve, pas thirrjeve nga SHBA dhe BE, teksa u justifikua me faktin se për manovrat ushtarake vendosin drejtuesit e ushtrisë dhe jo ai.

Vuçiç tha se kurrsesi nuk dëshiron një luftë me Kosovën, pasi do të ishte një konflikt me NATO-n.

“Ne gjithmonë dëgjojmë dhe kemi dëgjuar gjithmonë kur partnerët tanë na kërkonin të de-përshkallëzonim një situatë dhe ne e bëmë këtë herë, megjithëse nuk kishte arsye për një shqetësim të madh, sepse nuk kishim nevojë për asnjë lloj lufte, asnjë një lloj përplasjeje me NATO-n”, shtoi ai.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haka Tekizoti: 03/10/2023 08:57

    Ky është mashtruesi më i paskrupullt që mund të mendohet. "Nuk duam luftê ne NATO-n" thotë e me ketë mendon të vërë në gjumë objektivat e aventurizmit të tij. Kush i beson këtij fashisti mashtrues ose është naiv foshnjarak ose me ndërgjegje vihet në shërbim të këtij aventurieri. Ai ka kohë që po përgatitet për ripushtimin e Kosovës dhe s'ka për të hequr dorë, këtë nuk e shohin qorrat dhe nuk e besojnë naivët.

    Përgjigju
  • Iris: 03/10/2023 01:39

    Kerkesa e Vucicit per prani me te madhe te KFOR-it ne V.te Kosoves ngjan me ate te Rames! Nejse,ai sulmi i paramilitareve serbe ne Kosove,pavaresisht deklaratave qe perdredh tani Vucic,nuk e di pse me ngjan me ate numrin qe tentuan te benin ruset me nje nga nendeteset tona ne Vlore dikur,duket si testim i policise kosovare dhe i forcave mbrojtese te Kosoves,por dhe per te pare si e sa do te reagonin BE,U.S!

    Përgjigju
  • Piro: 02/10/2023 23:40

    Idiot, je mashtrues. Me NATO nuk lun dot se ta ka fut njehere. Po lujte bishtin ta keput dhe nje pjese tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces

Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces