Në krye të këtij grupi sipas hetimeve ka rezultuar se qëndronte Arbjon Aliko për të cilin u kërkua burg përjetë si dhe Barjam Bocian dhe Elvios Bocian. Ky vendim është pritur me tension nga familjarët e të pandehurve të cilët kanë akuzuar prokurorinë se po kërkon dënimin e të pafajshmëve.
Ky gjykim aktualisht ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes së avokatëve ndërsa pas 54 seancash u lexua pretenca. Fillimisht ky gjykim nisi me dy bashkëpunëtorë të drejtësisë mes tyre dhe të miturin Xhulio Malo por më pas ai u tërhoq nga statusi i bashkëpunëtorit dhe procesi vazhdoi me gjykim normal dhe me dëshmitar mes tyre dhe pesë kolegët e Ibrahim Bashës.
Pretenca për grupin që vrau policin në Lazarat
Arbjan Aliko, Elvis Boçia e Borjan Boçia, burg përjetë
Xhulio Malo 10 vite
Albion Aliko 17.6 vite
Elson Kazma 17.6 vite
Klodian Selimi 5 vite
Oltion Proko 9 vite
Dervish Gaba 18 vite
Rohan Hirja 18 vite
Iliaz Xhaferaj 18 vite
d.b/shqiptarja.com