Gazetari nga Kosova, Velhar Isufi ka folur në Report Tv pas situatës së tensionuar në veri, ku një polic ka mbetur i vrarë. Gazetari thotë se ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së thirrur nga Albin Kurti.
Ai thekson se personat e armatosur kanë qenë të maskuar dhe kanë ardhur nga territori i Serbisë në Kosovë dhe kanë qëlluar ndaj makinës së policëve. Gazetari thotë se personat e armatosur janë ende brenda manastirit të Banjskë të Zveçanit dhe janë rrethuar nga policia e Kosovës, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre.
“Sa ka përfunduar mbledhja e këshillit të sigurisë. Shpresojmë se do dalin detaje të reja, ku një polic ka mbetur i vdekur një polic dhe është plagosur një oficer tjetër që është në gjendje stabël, i është larguar predha ku ka qenë i plagosur në dorë. Situata në atë pjesë mbetet e tensionuar. Policia ka mbyllur rrugën që të çon nga Mitrovica e veriut në Zveçan. Dyshohet se persona të veshur me bluza jeshile dhe të armatosur kanë hyrë brenda territorit të republikës së Kosovës dhe janë pozicionuar në manastir. Janë duke qëndruar aktualisht, janë rrethuar nga policia dhe personat e armatosur kanë qëlluar herë pas here. Janë rritur forcat e policisë në atë zonë, KFOR dhe pritet se si do të veprohet më tutje. Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat”, tha gazetari për Report Tv.
Lajmi kryesor:
'Luftë’ në Zveçan, kriminelët serbë vrasin policin, plagosin 3 të tjerë! Kosova merr kontrollin në veri! Sveçla: Ekzekutuam 3 terroristë, 6 të arrestuar
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.6%
Vota total: 728
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç
22 Dhjetor, 12:30
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale
22 Dhjetor, 10:49