TUNIZI - Në kryeqytetin tunizian vazhdojnë protestat pas vrasjes së liderit të opozitës Chokri Belaid. Vrasja e politikanit ka shkaktuar protesta masive në disa qytete të Tunizisë duke bërë thirrje për një revolucion të dytë. Nga një zyrtar i shërbimeve të emergjencës raportohet se një polic ka mbetur i vrarë pasi u godit nga gurët e hedhur nga protestuesit.
Vëllai i Belaid, tha se sulmi është një mesazh i qartë për tunizianët dhe se Ennahda, partia në pushtet dëshiron të qeveris vendin sipas mënyrës së tij.
Gjithashtu ai akuzoi liderin e partisë Ennahda për vrasjen e vëllait të tij duke thënë se ai kishte marrë kohët e fundit shumë kërcënime për vdekje.
Kryeministri tunizian ka dënuar ngjarjen e rëndë si një vrasje politike dhe e ka cilësuar edhe si një grusht kundër revolucionit të "Pranverës Arabe". Ndërkohe ende nuk dihet se kush është përgjegjësi për sulmin kundër politikanit.
Partia Ennahda në pushtet fitoi 42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 pas periudhës së Pranverës Arabe dhe formoi një qeveri në koalicion me dy parti laike, Kongresi për Republikën, i udhëhequr nga Presidenti Marzouki dhe Ettakatol.
Belaid ishte një anëtar kryesor i partisë Fronti Popullor me pririje demokratike dhe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së partisë islamike Ennahda. Sipas analistëve ngjarja e fundit mund të riçojë vendin në një luftë të re civile.
Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com