Vrasja e Politkovskaya, dy
të dyshuar në paraburgim

MOSKË - Dy vëllezër çeçenë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetares ruse, Anna Politkovskaya, janë dërguar në një qendër paraburgimi në Moskë. Gjykata e këtij qyteti ka urdhëruar të hënën paraburgimin e tyre, pasi prokurorët kanë thënë se ata kanë shkelur kufizimin në udhëtim, duke lënë Moskën kohët e fundit.
 
Gjykimi i vëllezërve Makhmudov dhe tre të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Politkovskayas, është shtyrë muajin e kaluar, pasi Dzhabrail Makhmudov është plagosur nga një person i panjohur në Moskë, raporton REL.
 
Pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në muajin korrik. Tre prej tyre janë liruar nga akuzat e ngjashme më 2009 dhe tani janë duke u rigjykuar.
 
Politkovskaya ka qenë një gazetare e zëshme, e cila ka raportuar për mizoritë e kryera nga grupet e armatosura pro-Kremlinit në Çeçeni. Ajo është vrarë më 2006 në hyrje të apartamentit të saj në Moskë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit

Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit