Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në kompleksin luksoz në Ksamil, “Principotes”. Lamallari thotë se ata që sfidojnë ligjin meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit.

“Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë. Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, shkruan Lamallari.


Lajmi kryesor:

Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO)