Report Tv ka siguruar momentin kur Sokrat Vata dhe 10 të tjerë të përfshirë në vrasjen e Portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil mbërrin në Gjykatën e Sarandës.

Nga pamjet e siguruara shihet se 29-vjeçari veshur me një bluzë të errët dhe pantallona të shkurtra është i pari që zbret makina e policisë. Pas tij nën masa të rrepta sigurie nga forcat “Shqiponja” dhe FNSH-ja shoqërohen edhe të tjerët.

Ndërkohë në momentin që 11 të arrestuarit hyjnë drejt gjykatës, të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e tyre.

"Shpirti i mamit, të dua shumë! Zemra ime", dëgjohet të thotë një grua, teksa i thonë gazetarëve që të mos filmojnë.

"Shpirt', Sokrat", dëgjohet të thotë një tjetër.


Lajmi kryesor:

9 orë seancë/ Lihet në qeli autori i vrasjes së portugezit, 2 turqit dhe 3 kamarierët e ‘Principotes’! Vata: Po bënin zhurmë, thikën ia mora turistit! Detyrim paraqitjeje për 5 të tjerët (VIDEO)