Ndërkohë biznesmeni Mirvjen Hyseni ka marrë 5 plumba në trup, duke përfshirë edhe organet jetësore dhe ka gjetur vdekjen në spital.
Për vrasjen e dyfishtë të ndodhur ditën e mërkurë në qytetin bregdetar, Prokuroria dhe Policia i kanë përqendruar hetimin në vrasje për larje hesapesh ose hakmarrje.
Burime të Report TV nga Policia thanë se po hetohet e shkuara e Mirvjen Hysenit në kohën që ka qenë në Spanjë, ku dyshohet se është marrë me aktivitet të paligjshëm.
Pikërisht konfliktet që ka pasur në Spanjë, mund të kenë qenë shkak i atentatit ndaj tij, ku gjeti vdekjen edhe Drejtori i OSHEE.
Po kështu nuk përjashtohet mundësia e hakmarrjes, për shkak të konflikteve që mund të kishtë pronari i Vlora Channel Mirvjen Hyseni.
Grupi hetimor po heton edhe vrasjen për shkak të detyrës ndaj Roland Saliut, duke qënë se prej 2015-së, drejtonte një prej institucioneve më të rëndëshishme në qyetin e Vlorës, OSHEE-në.
Ditën e ngjarjes, thotë Policia, Roland Saliu ishte duke pirë kafe me Mirvjen Hysenin. Pikërisht në këtë moment është afruar një makinë tip BMV, ku ka dalë një i ri i veshur sportive, me kapele në kokë dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të tavolinës.
Roland Saliu ishte i shoqëruar edhe me një person tjetër, po ky i fundit po parkonte makinën dhe ka dëgjuar të shtënat, por kur është afruar autorët ishin larguar.
Ndërkohë Policia ka shoqëruar më shumë se 15 persona në lidhje me ngjarjen, port ë gjithë kanë mohuar se kishin dijeni.
Dyshohet se autorët pasi dogjën makinën kanë përdorur dy makina të tjera dhe janë larguar në drejtime të ndryshme
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com