Një gjykatë e Bagdadit në Irak ka lëshuar një urdhër për arresti për Presidentin në detyrë të SHBA Donald Trump si pjesë e hetimit të saj për vrasjen e komandantit Qasem Soleimani.
Gjykata në Bagdad shpall fajtor Trump për Abu Mahdi al-Muhandis, zyrtar i lartë ushtarak irakian që vdiq në të njëjtin sulm në aeroport bashkë me Qasem Soleimanin që ishte objektivi kryesor.
Ky urdhër-arrest ka ardhur vetëm 2 javë përpara se Trump të dorëzojë përfundimisht detyrën si President. Disa muaj më parë dhe Irani lëshoi urdhër arrest për Donald Trump.
Soleimani mbeti i vrarë në një sulm me dron në 3 janar të vitit 2020. Disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike, një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 të tjerë.
Who the f... is Iran??? Nuk ka bota gjera me te rendesishme?
Përgjigju