Vrasja e Rahmanit në Elbasan/ Kush është Seit Manahasa dhe çfarë tha eksperti për pistoletën (FOTO)

Vrasja e Rahmanit në Elbasan/ Kush është Seit Manahasa dhe çfarë tha eksperti për pistoletën (FOTO)

Seit Manahasa i arrestuar dhe viktima Emiljano Ramazani

TIRANË- Këta janë babë e bir, të arrestuar si të dyshuarit kryesorë në ekzekutimin me 6 plumba ndaj Emiljano Rahmanit alias Ramazanit. Albert Manahasa dhe djali i tij Seit Manahasa i, deri në këtë fazë të hetimit në asnjë moment nuk e kanë pranuar se janë të implikuar në këtë ngjarje. Por një pistoletë tip “TT” e fshehur në sabratorin e një makinë dhe e gjetur nga policia kriminale në biznesin e familjes Manasani, ka ngritur dyshime të forta për babë e bir. Në dokumentacionin e policisë thohet se:“...në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore për zbulimin e mekanizmit, autorëve dhe provave të ngjarjes në fjalë, policia gjyqësore në 27 korrik 2020 ka ushtruar kontrollin e ambjenteve të biznesit “Varrezë makinash”, regjistruar në në 18 tetor 2010 në emër të Albert Manahasa, ku punon edhe djali i tij, Seit Manahasa. Rezultoi se gjatë ushtrimit të kontrollit të ambienteve të “varrezave të makinave”, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë model 54 “TT”, me numër të pa lexueshëm.

Pistoleta ka pasur një krehër në trup dhe një fishek të paplasur...”. Vetëm një ditë pas gjetjes së armë, me shumë urgjencë policia në datën 28 korrik ka kryer ekzaminimin balistik të pistoletës, ku ka rezultuar se:“...gjashtë gëzhojat të fiksuara si prova materiale balistike në ngjarjen e datës 20 korrik 2020, ku është vrarë Emiljano Rahmani (Ramazani) janë qitur nga pistoleta objekt ekspertimi, pa numër në trup,e gjetur nga policia kriminale në datën 27 korrik në ambientet e biznesit të Albert dhe Seit Manahasa...”.
Sipas konkluzionit të ekspertëve arma e zjarrit është në gjendje të mirë teknike për të realizuar plasje të tjera. Menjëherë nga policia e Elbasanit është realizuar arrestimi i babë e bir, pasi duke u nisur dhe nga ekspertiza balistike ata dyshohet të jenë të përfshirë në ngjarjen e 20 korrikut 2020, ku është vrarë Emiljano Rrahmani. “...kjo për faktin se gjetja e armës së vrasjes në ambientin e biznesit të tyre i bënë ata autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes me armë zjarri në bashkëpunim të shtetasit Emiljano Rahmani...”-thuhet në dokumentet e policisë së Elbasanit.

Momentalisht babë e bir ndodhen të izoluar në burg pasi gjykata e Elbasanit në fillim të muajit Gusht, vendosi të caktojë masën e “arrestit në burg” për ta. Por pa kaluar shumë ditë nga arrestimi i tyre policia ndaloi dhe dy persona të tjerë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, si të dyshuar në pjesëmarrjen e ekzekutimit të Emiljano Rahmanit dhe shokut të tij, Regis Runaj. Seit Manahasa, njihet si person problematik në Peqin, pasi disa vite më parë është proceduar dhe dënuar nga gjykata së bashku me dy persona të tjerë Klajdi Hasanin dhe Altin Sheshi alis Agalliu, për akuzën e "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim kryer në mënyrë të rrezikshme” mbetur në tentative dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve”

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/08/2020 17:32

    Dokumentat e thone mbiemrin Manahasa, Qynoja e lexon dhe shkruan Manasani. Alberti e paska patur emrin e bukur vete, pse ia ka vene kaq te shemtuar te birit?!

    Përgjigju
    • Ervisi: 23/08/2020 14:08

      E ka emrin mreti peqinit emrin e gjyshit vete o ligen.

    • Ervisi: 23/08/2020 14:06

      Ka emer mreti peqinit te gjyshit vet.

    • New york: 19/08/2020 02:37

      I ka ven emrin e babait hhha

    • Ana: 18/08/2020 23:33

      Harroj te pysi ty se si tja vinte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë