TIRANE - Zalla i ka dërguar aksionerit të kompanisë "I.I.T Invest" George Jena, se ai dhe aksioneri tjetër shqiptar Besim Dika, do paguanin 1.5 milionë euro për të vrarë aksionerin e fabrikës së Fushë-Krujës Charles Bouri, nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Të paktën kështu është shprehur shtetasi George Jeha, i cili pretendon se SMS-ja e njërit prej banorëve të fshatit Zallë, Bashkim Zalla, është një mashtrim dhe spekulative. Ndërkohë që dyshimet e tij, si mik dhe bashkëpunëtor i palestinezit të vrarë, 43-vjeçarit Anwar Rizik, janë mbi banorët e zonës si dhe mbi konkurencën në disa vende të rajonit, si Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat kohët e fundit fabrika e Fushë-Krujës, eksportonte çimento duke konkuruar dhe firmat serbe. Në një lidhje telefonike biznesmeni Jena ka pohuar për gazetën "Shqiptarja.com" se kishte marrë disa kërcënime nga shtetasi Bashkim Zalla, prandaj dhe vendosi që këtë njeri ta denonconte në polici. Ai thotë se për sa i përket mesazhit nuk ka asnjë gjë të vërtetë, në pretendimin që ngre njëri nga banorët Bashkim Zalla, pasi këtë prendim e ka rrëzuar prokuroria dhe gjykata, e cila ka vendosur ta dënojë kërcënuesin Bashkim Zalla.

Charles në dijeni të SMS
Aksioneri londinez i fabrikës së çimentos Charles Bouri duket se ka qënë në dijeni të mesazhit që Bashkim Zalla i ka dërguar ortakut të tij George Jena. Sipas këtij të fundit mesazhi i ishte treguar Charles-it nga vetë ai dhe se së bashku kanë vendosur që kjo çështje të denoncohej në polici. "I jam drejtuar policisë pasi Zalla po bëhej shumë shqetësues, na kërkonte gjithmonë para prandaj dhe na dërgonte mesazhe"-tregon për gazetën "Shqiptarja.com" njëri nga aksionerët e kompanisë "I.I.T Invest" që kishte si qëllim transportimin e çimentos në vende të ndryshme të rajonit, si Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia. "Ne kemi lidhur kontrata me disa nga firmat që operojnë në këto shtete dhe tregtojmë çimenton shqiptare në disa rajone të këtyre vendeve. Kohët e fundit kemi lidhur dhe një kontratë të re me një kompani kosovare, ku importojmë në këtë shtet çimenton"-thotë George Jena. Ai pretendon se dyshimet më të forta për vrasjen e mikut të tyre palestinezit Anwar Rizik janë mbi banorët e zonës si dhe për shkak të shtrirjes së biznesit në rajon, ku nuk përjashtohet konkurenca me kompanitë serbe. Edhe pse nuk flet shumë mirë gjuhën shqipe, George Jeha kërkon që ngjarja të zbardhet sa më parë nga autoritetet shqiptare. Këtë kërkesë ai e bëri edhe në ditën kur ndodhi ngjarja, ku ai së bashku me aksionerët e tjerë të fabrikës shkuan në banesën ku qëndronte me qera 43-vjeçari Anwar Rizik, i cili nu ekzekutua në mënyrë mafioze pasi persona ende të paidentifikuar i kishin vënë tek dera e jashtme e shtëpisë një granatë artizanale.

George e Charle-s në ceremoni
Pavarësisht dyshimeve të krijuara se mes ortakëve të fabrikës së çimentos Fushë-Krujë ka një betejë të heshtur për të eleminuar fizikisht njëri-tjetrin, e kundërta e kësaj ka ndodhur në vendin e ngjarjes ku u vra ish-zh/drejtori i fabrikës dhe financiare i saj shtetasi Anwar Rizik. Aksionerët e fabrikës kanë qënë të bashkuar madje George Jeha dhe aksioneri londinez Charles Bouri janë parë duke bashkëbiseduar njëri me tjetin. Bouri dhe Jeha, mësohet se janë pyetur në polici rreth vrasjes së ortakut të tyre palestinez, ku gjatë dëshmisë ata kanë treguar rreth problemeve që kanë pasur me banorët e zonës, duke përmendur dhe emra të përveçëm, por për arsye hetimore burime pranë policisë nuk pranojnë ti bëjnë me dije. Aktualisht rreth kësaj çështje hetimet janë duke vijuar, por kur janë mbushur gati një javë nga ngjarja e rëndë asnjë person nuk është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Ndërkohë që Charles Bouri si dhe disa aksionerë të tjerë të fabrikës kanë udhëtuar në drejtim të Palestinës, për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të 43-vjeçarit Anwar Rizik, i cili ishte babai i dy fëmijëve, 3 dhe 6 vjeç.