A1Report ka siguruar një kopje të kërkesës dërguar prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, kërkesë e cila mban dt.3 korrik 2015 në të cilën thuhet:
Kërkojmë nga ana juaj miratimin e kërkesës duke dhënë pëlqimin e kërkuesit Mark Frroku të marri pjesë në seancat gjyqësore që do të zhvillohen në gjykatën e shkallës së parë për krimet e rënda Brabant-Eallon në Bruksel belgjik në datën 19 tetor ora 9.
Në tre pika të argumenteve të mbrojtjes së Mark Frrokut kjo kërkesë referohet në Konventën Evropiane për transferimin e procedimeve të çështjeve penale, së dyti për masën e dënimit të aplikuar në Belgjikë që varion nga 3 në 30 vite burg dhe së treti mbrojtia argumenton se në shqipëri dënimi për akuzën e vrasjes së aleksandër kurtit është nga 15-25 vite, cka është më i lartë se ai në shtetin ku është kryer krimi.
E kontaktuar nga A1Report Prokuroria pranon marrjen e kësaj kërkesë por sqaron se ende nuk ka asnjë vendimarrje dhe ajo do të trajtohet në zbatim të procedurave ligjore në fuqi.
Kjo është hera e dytë që Mark Frroku kërkon leje, pasi teksa ai qëndronte në masën e arrestit mori leje për të ndjekur seancën plenare të 2 prillit 2015 ku ai u shpreh se është betuar sipas traditave të malsorit që nuk ka kryer vrasjen e Kurtit.
Mark Frroku pas arrestit me burg nga Gjykata e Lartë prej tre muaj qëndron në paraburgimin 302 në Tiranë, ku pak ditë më parë ai refuzoi t'i përgjigjej prokurorëve shqiptar duke deklaruar se në lidhje me këtë hetim ai do flas vetëm para hetuesve belg.
Refuzoi pyetjet me belgët, s’ka asnjë marëveshje ekstradimi
Deputeti Mark Frroku ka shfaqur interes të transferohet në Belgjikë, ku do përballet me akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit. Kjo dëshirë e tij, mësohet se është shfaqur një ditë më parë kur prokurorët e dosjes janë paraqitur në ambjentet e burgut, për ta marrë në pyetje.Frroku ka refuzuar të japë deklarime për llogari të palës shqiptare, duke pohuar se të gjitha pretendimet e kryera do ja tregojë gjykatës në Bruksel. Sipas hetuesve me autoritet belge nuk ekziston asnjë marrëveshje ekstradimi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)