LONDER- Nëna e të riut shqiptar Urim Rama udhëtoi nga Shqipëria në Angli, për të parë vrasësin e të birit dhe për të kërkuar fajësinë e tij. Urimi humbi jetën në Chelmsford në 19 gusht, pasi u godit në kokë nga anglezi Jamie Waters. Autori në seancën dëgjimore të së mërkurës pranoi vdekjen e të riut por u deklarua jofajtor për vrasjen e tij. Nëna e Urimit e indinjuar kërkon që vrasësi të dënohet me burg të përjetshëm.
VRASJA ME 19 GUSHT
Urim Rama, 27 vjeç, i cili jetonte në Londër prej 15 viteve humbi jetën një mëngjes duke ndihmuar të ndalonte një zënkë në rrugën “Duke” në Chelmsford.
Natën e 19 gushtit Urimi Rama kishte dalë me miqtë e tij kur pa një çift anglez që po ziheshin me shtetasin Jamie Waters. Ndërkohë që Urimi po përpiqeshe të qetësonte situatën, 29-vjeçari Waters iu afrua Urim Ramës duke e dogitur me grushte në kokë.
Nga grushti i fortë Urimi ra pa ndjenja në tokë, duke marrë plagë të rënda në kokë që më pas i shkaktuan dhe vdekjen.
NËNA E URIMIT UDHËTON NGA SHQIPËRIA DREJT ANGLISË
Të mërkurën në gjykatën në Chelmsford, Waters u deklarua jofajtor për vrasjen e Ramës por pranoi fajësinë për vdekjen e të riut. Gjyqtari Christopher Ball QC e pranoi lutjen e tij.
Nëna e Urimit, Bukurije Rama, 57 vjeç, udhëtoi nga Shqipëria për të dëgjuar seancën, e rrethuar nga miqtë e Urimit, ajo pa Waters që pranoi akuzën për vdekjen e birit të saj.
“Deklarimi si jofajtor për vrasjen e tim biri ishte një gabim. Nuk mund të qëllohet me grusht një njëri, sepse nëse qëllohet dhe ai vdes ju thoni nuk është fajtor.
Ky është një gabim. Duhet që menjëherë autori të deklarohet fajtor. Ai duhet të qëndrojnë në burg gjithë jetën dhe jo 3, 5 apo 7 vjet.
Urimi po ndihmonte një çift anglezësh dhe ndërhyri për të qetësuar situatën. Nuk ishte faji i tij. Ai kudo që ishte ndihmonte njerëzit. Ishte si një vëlla për të gjithë”, tha e përlotur nëna e Urimit, Bukurija.
Gjatë seancës dëgjimore, eksperti mjekoligjor Stephen Rose tha se gjyqtarët kanë filmime në disa kënde të ndryshme të vendit të ngjarjes së ndodhur atë mëngjes.
Kur gjykatësi Christopher Ball QC e pyeti Zotin Rose rreth shkakut të vdekjes së Urim Ramës, Zoti Rose u përgjigj: “Efektivisht është një situatë e vrasjes me “një grusht’. Ky është një lloj grushti që përdorin burrat shpesh në beteja që nuk shkaktojnë vdekjen”.
Waters do të procedohet dhe dënohet në muajin nëntor.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com