Vrasja e shqiptarit në Britani
policia rikthehet në skenën e krimit

Vrasja e shqiptarit në Britani<br />
policia rikthehet në skenën e krimit
SUSSEX - Oficerët e policisë që po hetojnë vrasjen fatale të shqiptarit Xhem Krasniqi në Hove janë rikthyer në skenën e krimit një javë pas sulmit.

Policia e Sussex ka takuar banorë të zonës për t’u treguar foto të të dyshuarve. Krasniqi, 31 vjeç nga Kent, ishte me të vëllanë dhe nipin kur u sulmua më 18 maj. Ai ndërroi jetë në spital.

Policia beson se sulmi ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve shqiptare. Në kërkim janë shpallur 30-vjeçari Edmund Nela, që besohet se është vrasësi dhe vëllai i tij, Alberti, 34 vjeç.


Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim