GREQI-Policia ka arrestuar dy autorët e vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar ditën e sotme në ishullin e njohur Mykonos.
Mëngjesin e sotëm kur po shkonte për në punë shqiptari u ndoq me motor dhe u vra, ndërsa autorët u arratisën, por jo për shumë kohë, pasi disa orë më pas u arrestuan.
Një 56- vjeçar grek dhe një 21- vjeçar u arrestuan në ishujt Syros dhe Ios si autorë të vrasjes. Gjatë kontrollit autorëve iu gjet edhe një sasi kanabisi. Shqiptari i vrarë punonte në një dyqan frutash në Mykonos.

Ai ishte një njohje e vjetër e autoriteteve, pasi që në vitin 2013 u akuzua për përfshirje në një zinxhir të trafikut të drogës dhe u dënua me burg, ndërsa pasi doli u zhvendos në Mykonos, por sot u vra.
Komente

