Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet! Kërkon gjykimin e Axel Hoxhajt dhe Ensi Mazes

Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet! Kërkon gjykimin e Axel Hoxhajt dhe Ensi Mazes

Axel Hoxha dhe Stiven Toshkesi

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Stiven Toshkesin, duke dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykimin në ngarkim të dy autorëve të dyshuar. Axel Hoxhaj 18 vjeç, akuzohet për vrasje, ndërsa Ensi Maze po 18 vjeç,  akuzohet për moskallëzim krimi. Ngjarja e rëndë ndodhi me 18 prill të vitit që shkoi, ku pas një konflikti mes të rinjve në Tiranë, si pasojë e përdorimit të mjetit prerës, humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkesi.

Shkak dyshohet se është bërë sherri fizik që autori dhe viktima kishin pasur më herët, për shkak të një vajze. Në dëshminë e dhënë në polici, Ensi Maze ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi konfliktin e Stiven Toshkësit dhe Axel Hoxhajt, duke deklaruar se sapo ishte kthyer nga Holanda ku studionte për menaxhim biznesi dhe kishte vendosur të takonte shokët e shkollës. Ai pretendoi se është gjetur rastësisht në vendngjarje. 

Dinamika e ngjarjes
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy. Pak pas mesnate (18 prill), dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë